Në ditën ndërkombëtare të gruas të shumta kanë qenë urimet edhe nga personazhet e showbizz-it shqiptar për nënat e tyre. Edhe pse ne i kemi njohur ata përmes punës së tyre, sot zbulojmë edhe anën e tyre të ndjeshme, nënën. Sepse pa ato, ata nuk do të ishin, shkruan revista Class.
Soni Malaj: “Festa e gruas, është në stinën e pranverës, sepse të gjitha ju, jeni të bukura si kjo stine. Keni forcën e madhe brenda jush, të luftoni sfidat e jetës. Të luftoni për familjen, për fëmijët tuaj, të luftoni kundër fatkeqësive, kundër sëmundjeve të tmerrshme, kundër fenomeneve të këqija shoqërore. Gëzuar 8 Marsin, të gjitha grave dhe paçi gjithmonë pranverë në jetët tuaja”.
![](http://www.revistaclass.al/media/2016/03/08/dae1a4df65599ee4d9466547c93ec291.jpg)
Fiori Dardha: “Jam shumë e lumtur që në këtë 8 Mars sytë e nënës sime qeshin! …dhe lerini gratë të festojnë sot! E di që 8 Marsi, më shumë se sa një festë është një ditë reflektimi, por është edhe një ditë ku ato duhet të ndjehen të lira. Ndaj, të dashura zonja e zonjusha, nëse sot keni vendosur të organizoheni si kolektiv apo si fis, të drekoni bashkë, të kerceni vals me njëra-tjetrën e të “harboheni” pa e vrare mendjen për hallet e përditshmërisë, bëjeni! Vishuni bukur dhe kënaquni! GËZUAR”- ka shkruar prezantuesja duke përcjellë një mesazh sa realist aq dhe motivues për femrën shqiptare.
![](http://www.revistaclass.al/media/2016/03/08/7f63948a1e55d23af765146fa580f8d5.jpg)
Motrat Hoxha: “Kjo është për femrën që i bën të gjitha”- ka shkruar Sara në fotografinë ku duket vetëm e ëma. Ndërsa Lori ka shkruar një urim-dëshirë me admirim për të ëmën: “Sa ty, si ty, qoftë edhe sa gjysma jote”.
![](http://www.revistaclass.al/media/2016/03/08/62b061bcc7cbeaac82a98de3272302d1.jpg)
![](http://www.revistaclass.al/media/2016/03/08/5163ec56c458d38c741e2b860791c0af.jpg)
Ermal Fejzullahu: “Gëzuar 8 marsin nëna jem e mira. Të dua shumë shumë”- ka uruar këngëtari.
![](http://www.revistaclass.al/media/2016/03/08/49ff6f1b68b317ad3a37f29125e5a356.jpg)
Klaudia Pepa: “Gjeta këtë foto edhe pse nuk është më e bukura. Shumë urime për nënën time dhe të gjitha gratë”- shkruan Klaudia për nënën e saj.
![](http://www.revistaclass.al/media/2016/03/08/00d2f6e0097825a23068a91010824afe.jpg)
Nora Istrefi: “Urime 8 marsin të gjitha Mamitave”- uron Nora për të gjitha nënat.
![](http://www.revistaclass.al/media/2016/03/08/85e6ff3151da8809b17c932189b3a83f.jpg)
Ndërsa bashkëshorti i saj Robert Berisha ka uruar Norën. “Urime 8 marsin o mami e Renee’s. Ju dua shumë”.
![](http://www.revistaclass.al/media/2016/03/08/6a4f6ad54d4a52b30e5007da8e0b6bc3.jpg)
Aurela Hoxha: “Gëzuar për qenien më të bukur dhe më të brishtë në botë…Grua, nënë”- shkruan ajo, krahas fotos.
![](http://www.revistaclass.al/media/2016/03/08/226c076d7c926f4f20e6f5974aa1ac39.jpg)
Endrit Mërtiri: “Gëzuar 8 marsin femra më e rëndësishme e jetës sime”- ka shkruar Endriti për të shoqëruar foton e ëmbël me të ëmën.
![](http://www.revistaclass.al/media/2016/03/08/95dbe7a9d919d9c36aea56eed9f0917f.jpg)