Kampionati italian mbetet i preferuari i shqiptarëve. Dhe në pjesën më të madhe të rasteve tifozët shqiptarë ndahen në interistë, juventinë e milanistë.
Dashuria për këto skudra shprehet në forma të ndryshme që tashmë bëhen menjëherë virale.
Kështu martesa e një çifti interist në Kukës nuk ka kaluar pa u vënë re. Nusja dhe dhëndri kanë bërë pjesë të ditës së tyre të lumtur edhe disa fotografi në stadium ndërsa nën këmbë kanë një top të Interit.