Ben Blushi po zgjon Fashizmin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ben Blushi po zgjon Fashizmin

00:21 | 10/03/2016
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Ai veç po e zgjon fashizmin, nuk po e krijon. Studenti i Dhjetorit të Demokracisë, më në fund i tërhequr dhe i bindur në majtizëm socialist, nuk po krijon Fashizëm. Po e them këtë, sepse nuk desha të keqkuptohet titulli i shrimit se “Ben Blushi po zgjon Fashizmin”. Madje. desha të bëj të qartë se Blushi as po zgjon një kafshë të fjetur, siç thuhet në folklorin tonë se “djalli fle, ti e zgjon”. Jo. Ajo çfarë po bën Blushi përmes një vuajtje të llahtarshme, lidhet po me alegorinë e lojës me kafshën, por jo me atë që ka rënë në gjumë. Blushi përfytyrohet si një gjuetar që e ka pikasur Fashizmin, njësoj si ariun, dhe “po e zgjon”, me qëllim që njerëzit ta shikojnë rrezikun të gjallë dhe ta asgjesojnë para se vetë rreziku t’i asgjesojë.

Ja, kjo është…

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Blushi është ndodhur në xhunglën e Partisë Socialiste dhe aty ka kuptuar se fashizmi ka lënë shenja gjallese.

… Nuk e keni dëgjuar liderin e Partisë Socialiste (ish- komuniste) që ka thënë se “jemi përtej të majtës e të djathtës”? Që në çastin që e tha, njerëzit duhej të kuptonin se po përsëriste fashizmin. Fashizmi nuk është as i majtë as i djathtë (!). Kështu ka thënë ikona fashiste e shekullit të kaluar, Benito Musolini. Por, kështu kanë analizuar teoricienët që kanë analizuar ideologjinë fashiste…

Ben Blushi, një politikan i ri, por me karrierë të spikatur në Partinë Socialiste, një ish-gazetar i frontit të djathtë gjatë periudhës së rënies së komunizmit, nuk është se u kujdes veçanërisht për ideologjinë e Partisë Socialiste, nëse ishte apo jo “përtej të majtës e të djathtës” (do me thënë, fashiste), por nuhati se në këtë grupim politik po ravijëzoheshin elementët e dhunës dhe të shkeljes së të drejtave të individit. Veçanërisht te lideri i fundit, Rama, ai u bezdis me grimasat dhe veprimet alias Musolin.

Por jo vetëm kaq. Ben Blushi i hyri luftës për ta kthyer veten në një kavie ku të eksperimentoheshin aktet fashiste të Partisë së tij. I kërkoi Partisë që të bënte zgjedhjen e kryetarit, njësoj si në partitë e tjera të epokës në botën e përparuar. Partia nuk pranoi. Më në fund, në konferencën e Partisë në Elbasan ku edhe është deputet, Blushi kërkoi përsëri zgjedhje të lira. Këtu u manifestua kolektivisht histerizmi politik alias fashist.

E pritën sa të kërkonte fjalën në tribunë. E pritën si gjah. Sapo nisi të flasë, e vërshëllyen, e thërritën me çjerrje, e dëbuan me histeri, e shanë, e shanë prapë, ulëritën me qëllim që të mos i dëgjohej fjala. I prenë mikorfonët. I prenë të drejtën për të jetuar në qoftë se nuk do ta linte sallën. E qëlluan. E kërcënuan se do ta vrisnin mu në sallën e mbledhjes. I sulmuan librat, ndoshta edhe ia dogjën mu në shesh. Ata që e kërcënuan me jetë ishin jo veç anëtarë të Partisë, por edhe mëpunës të shtetit. Shteti po mbart histerinë e Patisë; ky është fashizëm

Blushi nuk duhej të fliste, kaq; as i gjallë as i vdekur.

Fjala nuk i është lejuar asnjë kundërshtari në periudhën e fashizmit. Prej kësaj sjelljeje politike, komunizmi adoptoi dënimin e fjalës si krim. Në Kodin Penal të Shqipërisë, neni 55 ndëshkonte fjalën më rëndë se çdo krim kundër njeriut…

… Kështu eksperimentoi vetveten Ben Blushi, duke u kthyer në një “lakmues” kimik, me të cilin vërtetohej se në Partinë e tij, dhe në shoqëri, ka fashizëm. Beni nuk e ngjalli, as e krijoi këtë gjë të keqe të mbetur që nga e kaluara. Por thjesht e zgjoi.

Fashizmi, aq sa u shfaq, aq kishte qenë brenda grupimit të tij politik.

Ja si kishte ekzistuar, me të njëjtën pamje si dikur:

1.

Vetë lideri i Fashizmit italian, në gjysmën e parë të shekullit XX, kishte thënë se “ka dhunë që të sjell liri, ka dhunë që të skllavëron, ka dhunë të moralshme dhe të pamoralshme”. Kryetari i Partisë Socisliste që është edhe kryeministër ka instaluar praktikat që “liri është kjo që të jap unë edhe përmes dhunës”. I dhunon ministrat, i dhunon kundërshtarët opozitarë, i dhunon aktivistët dhe njerëzit e lirë. Disave iu shkatërron shtëpitë me eksploziv, disa të tjerëve iu zë rrugën, disave iu thotë “dele” e budallenj.

2.

Lideri fashist italian i shekullit të kaluar kishte thënë se “fashizmi është koncept fetar”. A nuk e shikoni se mes nesh kanë rrënjosur të njejtën ide që në çastin kur morën pushtetin!? Fillimisht përhapën lajmin se “jemi masonë”, pastaj “jemi sorosianë”, pastaj “jemi rilindas”, pastaj i kanë dhënë të drejtën vetes që të gjithë të tjerët që nuk votojnë për këta të quhen budallenj. Domethënë është krijuar sekti. Qeveria, në këtë mënyrë ka dalë nga suaza politike, nuk është qeveri përfaqësuese dhe nuk kontrollohet politikisht, por as nga zgjedhësit. Ky është fashizëm tipik. Nuk e krijoi Blushi, por e gjeti aty dhe e zgjoi.

3.

Lideri fashist italian i shekullit të kaluar kishte thënë se “Demokracia është ide e bukur, por është false…”. Sistemi më i egër qeverisës kundër të të drejtave të njeriut është njohur dhe shpallur Fashizmi. Ai nuk pyet për zgjedhës dhe të drejta. A nuk shikoni çfarë bëjnë këta të qeverisjes aktuale? Bëjnë gjithçka iu shkon në mendje pa pyetur për ligj dhe për të drejta. A nuk i shikoni që edhe Parkun e Tiranës po ua marrin qytetarëve pa pyetur për asgjë. Po ndërtojnë për interesin e tyre aty ku qytetarët marrin frymë pak më mirë në këtë qytet të kthyer në beton. Pastaj përdorin “të drejtën e fëmijëve”, njësoj si në Romën e Musolinit.

4.

Lideri tipik fashist, italiani Musolin, kishte thënë se “shteti është konceptur si një fuqi absolute” dhe njerëzit janë relativë në raport me shtetin, të ardhur “veç për për të krijuar raport me shtetin”; domethënë njerëzit ekzistojnë për t’i dhënë të drejtë shtetit që të ekzistojë.  Nuk i keni parë këta të qeverisë (kryeministri dhe kryetari i Bashkisë) që gjithë kohës krenohen se “po bëjmë shtet”. Individi ka uri, individi ka frikë, individi ka gjoba, individi shtypet me taksa dhe me vjedhjen e pasurisë, individi është i papunë…. S’ka gjë! Këta i thonë individit se “po të bëjmë shtetin”. Domethënë krijojnë një mjet. me të cilin këta e shtypin më shumë individin. Shteti këtu ka marrëdhënie me popullin veç “one ëay”.

5.

Lideri i vjetër i Fashizmit kishte thënë se “Unë jam mbinjeriu, unë e edukoj këtë popull. Kush ka mësuar të më bindet, ata do të më kuptojnë të mirën”(!). A nuk po bën të njëjtën gjë qeveria që ndodhej në sallën e Elbasanit ku plasi dhuna kundër kandidatit alternativ!? Kryetari i Partisë dhe kryeministër, në çdo ekran a foltore, shfaqet si edukator i dhunshëm i popullit. E edukon njeriun se si të jetë kundër marrëzisë, e edukon si të jetë pro ose kundër femrave, e edukon si të votojë dhe për cilin, i vjedh paratë dhe votat, e edukon si të sillet para pikturave të tij, e më gjerë. Tipike musoliniane e viteve 20 të shekullit të shkuar.

6.

Lideri Musolin i shekullit të kaluar kishte thënë se nuk kishte program. “Programi ynë është i thjeshtë, kishte thënë ai. Ne thjesht duam të qeverisim Italinë”. Qeveria alias socialiste e Ramës erdhi në pushtet pa program. Ben Blushi e ka denoncuar këtë dhe ka kërkuar program. Mirëpo ja ku jemi, akoma pa program, veç duke “qeverisur”.

7.

Dhe më në fund: Lideri fashist italian i shekullit të kaluar kishte thënë se “fjalimet e mija janë esenciale për t’i ngjallur popullit entuziamin për luftë”.  Nuk e mbani mend kur Edi Rama, kryeministër, pat thënë se “për fjalime nuk ma kalon njeri!”? Jo veç e mbani mend, por e shikoni përditë që veç fjalime ka. Erazmi i Roterdamit (filozof i shekullit XV) pat’ shkruar se kur çmenduria mban fjalim, e ndjekin miliona. Sepse çmenduria magjeps me fjalime…

… E shikoni!? Të gjitha, Ben Blushi i gjeti. As i solli dhe as i zgjoi nga vdekja. Jo, thjesht zgjoi  gjallesën fashiste, si një egërsirë, dhe ua lëshoi në rrugë gjuetarëve.

Etiketa: as i gjallë as i vdekurBen BlushibudallenjdeleErazmi i RotërdamitFashizmiFrrok ÇupilakmuesmasonëMusolinipërtej të majtës e të djathtës

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Surpriza e Bashës ndaj Topit dhe Metës

Shqipëria dhe Partia, sa debat absurd!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com