• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria dhe Partia, sa debat absurd!

00:35 | 10/03/2016
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Ishte shumë qetësi sot në Asamblenë e PS, teksa kryetari Rama mbante fjalën e hapjes. Kishte kuriozitet të kuptueshëm për atë që ai do të thoshte mbi debatin disajavor ku e ka futur partinë ngulmimi i Ben Blushit për të pasur një garë kryetarësh brenda partisë. Rama foli, ashtu siç folën pas tij Blushi dhe të tjerë që janë me njërën ose me tjetrën palë.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Duhet thënë se kërkesa e faljes që kryetari i PS bëri ndaj atyre “që mund t’u kishte hyrë në hak”, ishte një gjetje taktike e mirëmenduar. Rama e kishte menduar gjatë gjithashtu edhe pranimin e faktit se në rastin e mandatit të tij, statuti i PS ishte shkelur. Ashtu siç kishte kalkuluar edhe variantin e një referendumi për mandatin e tij.

Por, “djalli fshihet tek detajet”, thotë shprehja e vjetër. Dhe detajet në këtë rast, siç e vuri në dukje edhe Blushi para mediave, kanë të bëjnë me llojin e pyetjes që do të duhet të votohet në referendumin e propozuar nga Rama. Pra, do të kemi thjesht një konfirmim të kryetarit aktual të partisë, apo do t’i pyesim anëtarët e PS për diçka tjetër?

Asambleja e sotme ja kaloi Kongresit sherrin e brendshëm për çeshtjen e garës për kryetarin. E vetmja ngjarje ishte shfaqja e lëvizjes së dytë të drejtuar nga Blushi, e cila si e para (Lëvizja e Mendimit Ndryshe), tenton të reklamojë më shumë hapësirë dhe të drejta brenda partisë, për ata që “nuk mendojnë si Rilindja”.

E si të mos mjaftonte kjo, forumi i lartë socialist u përfshi, pas deklaratës së Blushit se Shqipëria vinte para partisë, në një garë deklaratash gjysëm komike. Për mua e para vjen Shqipëria, kurse për ty vjen më parë partia! U krijua një dualizëm absurd, që s’ja vlen as ta komentosh, sikur në të, të mos përfshiheshin edhe emra që sot kanë në dorë pjesë jo të parëndësishme të punëve të këtij vendi.

PS e sotme nuk e ka problemin e një dualizmi mes dashurisë për vendin dhe atë për partinë. Të gjithë e dimë që politikanët (thuajse të gjithë ata), shpesh duan partinë dhe veten e tyre, më shumë sesa interesat e vendit. I parë kështu, ky është një diskutim hipokrit dhe pa vlerë. PS ka sot një problem lirie të brendshme, që është në fakt një problem serioz i standartit demokratik që ajo zbaton me anëtarët dhe elitën e vet politike. Në këtë aspekt, të vihesh në garë se cili e do më shumë Shqipërinë apo partinë, është thjesht një folklorizëm pa vlerë, që devijon nga korsia e çështjeve serioze dhe me peshë, që ka sot në axhendë partia më e madhe në Shqipëri.

/javanews.al/

Etiketa: absurdAsamblejadebatdjalli fshihet tek detajeKongresiPartiaShqiperiaSkënder Minxhozistandarti demokratik

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Origjina shqiptare e Presidentit grek Karolos Papulias

Origjina shqiptare e Presidentit grek Karolos Papulias

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

22:48 | 03/06/2023
Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

22:44 | 03/06/2023
Mjeti bie nga ura në lumë, humb jetën një person në Korçë

Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –

22:36 | 03/06/2023
Bie nga skela e pallatit, humb jetën punëtori në Kune

Ndërron jetë turistja polake te Mali i Robit, ja arsyeja –

22:26 | 03/06/2023
E tmerrshme, djali mbyt nënën në Përmet –

E tmerrshme, djali mbyt nënën në Përmet –

21:46 | 03/06/2023

Më Të Lexuarat

  • A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –
  • Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja
  • Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –
  • Ndërron jetë turistja polake te Mali i Robit, ja arsyeja –
  • E tmerrshme, djali mbyt nënën në Përmet –
  • Detajet e rënda, fëmija që humbi jetën nga përplasja e mjeteve ndodhej te lokali i babait –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –
  • Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com