Një 5-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Sarandës pa frymëmarrje dhe i pavetëdijshëm. Ngjarja ka ndodhur në plazhin publik “Hasan Tahsini”. Mësohet se i vogli me inicialet B.C., ka qenë duke u larë në det këtë paradite dhe ka rrezikuar të mbytej. Ai është nxjerrë nga uji dhe është dërguar në spital.
Mjekët i kanë dhënë ndihmën e parë, por gjendja e tij paraqitet mjaft e rëndë. 5-vjeçari është nisur drejt QSUT-së me helikopter për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.