Katër vjet rresht i quante ngelës, i injoronte, u nxirrte gjuhën dhe vazhdonte revanin për miratimin dhe zbatimin e një ligji që e solli universitetin këtu ku e solli.
Tani që e ndjen lakun në fyt thotë: unë kam plane më të mira për ju edhe se ato që ju vetë kërkoni.
O kryeministër a nuk të vjen turp? Po studentët dhe studentet jetojnë në mjerim dhe kanë qenë kështu përgjatë gjashtë (PO, GJASHTË) viteve që je ti në pushtet. Sot e mësove ti? Jo, ti e di shumë mirë madje je kontribuuesi pse gjendja erdhi këtu.
Ti mund ta hedhësh lumin me hipokrizi dhe akrobacira edhe kësaj radhe. Mund të bësh si xhongler e t’ia hedhësh edhe ca kohë. Por si do e bësh gjumin natën o kriminel gjatë kohës që studentët dridhen në të ftohtë në dhoma si burgje, rripen nga pedagogët e në fund për diploma marrin letra pa vlerë me të cilat në ekonominë që ke ndërtuar ti, punëdhënësit fshijnë bythën. A e vizualizon si pamje?
Po si ke fytyrë e thua se pavarësisht tarifave ciklopike që universitetet u zhvatin studentëve, qeveria prapë paguan 75% të kostos së studentëve? Dmth studentët zhvaten rëndshëm- buxheti zhvatet rëndshëm- dhe prapë gjendja është kjo që është? Po mortja nuk të ha o faqezi? O i babëzitur! O gjakpirës!
*Marrë nga Facebook-u i Ulrike M Goldman