30 Qershori përcakton edhe të ardhmen e OSBE-ODIHR – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

30 Qershori përcakton edhe të ardhmen e OSBE-ODIHR

19:15 | 30/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Nga Neritan Alibali

Shumë qytetarë shqiptarë, të majtë dhe të djathtë, sipas këndvështirimeve të tyre politike, mendojnë se “zgjedhjet” e 30 qershorit, do të përcaktojë fatin e Shqipërisë për të ardhmen. Por në fakt, nëse e analizon me kujdes, 30 qershori, më shumë se fatin e shqiptarëve,duket se do të vendosi fatin e OSBE-ODIHR-it. Për të parën herë në historinë e saj, OSBE-ODIHR, ka pranuar të vëzhgojë votime dhe jo zgjedhje, pa pjesëmarrjen e opozitës,në një vend antar të Këshillit të Europës; ku në më shumë se gjysmën e njësive të qeverisjes vendore kandidon vetëm një kandidat, ndërsa në njësitë e tjera kandidon një kandidat e gjysëm; ku votat do t’i numërojnë përfaqësuesit e partisë së kandidatit që “konkuron”; ku komisionet e përbërë nga antarët e partisë së kandidatit, do të shpallin fitues kandidatin e partisë së tyre; ku vet kandidati që ka kandiduar për të fituar,në fakt, e ka fituar garënshumë kohëpërpara hapjes së qëndrave të votimit, të cilat do të konfirmonin qoftë edhe formalisht, fitoren e kandidatit të partisë që ka organizuar “zgjedhjet”. Duke pranuar të monitorojë këto “zgjedhje”, OSBE-ODIHRka treguar një kurajo të madhe dhe duhet përshëndetur.Duhet përshëndetur dhe jo paragjykuar. Pas tërheqjes së Këshillit të Europës, misioni vëzhgues i OSBE, mbetet i vetmi mision ndërkombëtar në terren,i cili ka për detyrë t’i bëjë të ditur gjithë botës se çfarë po ndodh me “zgjedhjet” në Shqipëri. Me 174 vëzhguesit e saj nga 33 vende, Misioni, pretendon të mbulojë të gjithë sipërfaqen e vendit, me më shumë se 5400 qendra votimi, në kushtet e një situate të ndezur politike, me rrezikshmëri të lartë përsa i përket sigurisë publike. Jo vetëm kaq, por misioni i OSBE-ODIHR, ka besim të plotëqë në këto kushte, do tëarrijë të japënjë vlerësim të saktëe të drejtëpër vlefshmërinë ose jo të“zgjedhjeve”.Ashtu qoftë! Zoti e ndihmoftë! Për të përmbushur misionin e tyre fisnik, përfaqësuesit e OSBE-ODIHRkanë rikonfirmuar përdorimin e metodave klasike të vëzhgimittëvotimeve në terren, duke kontrolluar mbarëvajtjen e proçesit deri në qendrat më të largëta tëvotimit në vend, monitorimin e komisioneve të votimit e grupeve të numërimit, si dhe situatën e rendit e të qetësisë dhe sjelljen e aktorëve politikë. Kjo mënyrë proçedimi është prej vitesh e njohur dhe pa diskutim, shqiptarët i janë mirënjohës misioneve të OSBE-ODIHR që nëpërmjet prezencës së tyre në të gjitha zgjedhjet që janë zhvilluar në Shqipëri prej gati 30 vjetësh, kanë luajtur rol të rëndësishëm dhe kanë dhënë kontribut tëçmuar për zhvillimin e demokracisë në vend.Por, mënyrat klasike të monitorimit të votimit nga vëzhguesit e pavarur në terren, qofshin ata nga vendi apo të huaj, kanë dështuar në Shqipëri. Përgjimet e publikuara për zgjedhjet e pjesshme vendore të vitit 2016 në Dibër dhe për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 në Durrës,treguan se deformimi i votës bëhet kohë përpara se njerëzit të shkojnë në qendrën e votimit.Dhunuesit e votës së lirë të qytetarëve u dëgjuan të përdornin metoda presioni, frikësimi e joshjeje krejtësisht të panjohura për vëzhguesit ose misionet e vëzhgimit.Në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë së Dibrës, në vitin 2016, morën pjesë268 vëzhgues, shqiptarë dhe të huaj. Dhe, sipas raportit të tyre të publikuar pas përfundimit të proçesit, zgjedhjet ishin realizuar “sipas standarteve”. Megjithëse kishin monitoruar intensivisht në teren, vëzhguesit, të huaj dhe shqiptarë, nuk kishin marrë vesh fare se çfarë kishin bërë zyrtarët e të gjitha niveleve të partisë në pushtet për të deformuar votën e lirë. Madje ata nuk kishin asnjë dijeni që opozita kishte dorëzuar padi penale në prokurori për abuzuesit e votës dhe prokuroria, madje para ditës së votimit, kishte vënë në përgjim një numër të madh të paditurish. Metodat e sofistikuara të vjedhjes së vërtetuar të votave në Durrës e Dibër, të cilat kapërcyen me lehtësi vigjëlencën e vëzhguesve të zgjedhjeve në terren në vitet 2016 dhe 2017; mosrealizimi nga qeveria i parakushteve për zgjedhjet e 30 qershorit sipas standarteve demokratike, siçjanë mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje, garimi pa kandidatë alternativë në më shumë se gjysmën e bashkive apo me aternativa fallco në pjesën tjetër; përplasjet institucionale dhe kriza politike dhe kushtetuese që mbizotëron vendin; makthi i maxhorancës për të arritur një përqindje të pëlqyeshme të pjesmarrjes në votime nëpërmjet metodave të kërcënimit të të punësuarve apo të shtresave të popullsisë me varësi sociale apo institucionale, të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë nga shteti, e vënëOSBE-ODIHRpara një misioni të vështirë. A do t’i njohë ajo votimet e 30 qershorit si “zgjedhje” të lira dhe të ndershme, brënda standarteve europiane”? A do ta quajë ajo këtë proçes votimi si “një hap para, krahasuar me zgjedhjet e mëparëshme”?A do ta vlerësojë ajo pozitivisht qeverinë shqiptare për “përmbushjen e detyrimeve që Kodi Zgjedhor përcakton për institucionet publike”? A do ta lavdërojë ajo KQZ-në për “përmbushjen e plotë të detyrimeve ligjore që burojnë nga ligji, në zbatim të dekretit të presidentit për shpalljen e datës së zgjedhjeve”? Nuk kemi si ta dimë dhe nuk kemi si ta marrim me mënd. Sepse, më 1 korrik, OSBE-ODIHR është e detyruar apo e dënuar të zgjedhë midis dy alternativave: Të përcaktojë,duke u mbështetur në preçedentin shqiptar të 30 qershorit, njëmënyre të re perceptimi të parimeve të demokracisë si bazë për vlerësimin e zgjedhjeve nëmisionet e saj të ardhshme në Ballkan e më gjërë, apo t’i qëndrojë besnike traditës së saj të standartit të demokracisë, sikurse ka bërë deri më sot?Nga qëndrimi i saj varet rikomfirmimi i vlerave të demokracisë liberale dhe shtetit të së drejtës, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Nga qëndrimi i saj varet vet fati i saj si një organizatë që mbron dhe promovon të drejtat politike si pjesë të katalogut të lirive dhe të drejtave universale tënjeriut në kontinentin europian.

Etiketa: 30 qershoriNeritan AlibaliOSBE-ODIHRvëzhguesit e huajzgjedhjet lokale

Të Lidhura

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

nga 27
22:58 | 13/03/2026
0

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

nga 27
22:36 | 13/03/2026
0

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

nga 27
22:04 | 13/03/2026
0

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

nga 27
21:20 | 13/03/2026
0

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Para
Durrës/ Dhunohet djali i mitur nga administratori socialist

Durrës/ Dhunohet djali i mitur nga administratori socialist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com