Që ti nuk gjen punë, që ke situatë të vështirë ekonomike, që je 20 vjeҫ dhe kërkon të kesh një të ardhme më të mirë – të gjitha këto për autoritetet gjermane nuk janë arsye për të marrë azil.
Enea Shehu: U them te gjithëve mos e provoni, të kërkosh azil është kohë e humbur!
Qyteti bavarez Kitzingen, me kullën e famshme Faltertrum, ku sipas legjendës europiane ndodhet varri origjinal i Drakulës. Qytetet buzë lumit Main, me katedralet romane dhe gotike në rajonin e Frankonisë do të jenë pika referimi dhe do të mbeten gjatë në kujtesën e Enea Shehut, 22-vjeҫarit nga fshati Lapardha në Berat.
“Do të kthehem atje një ditë, të takoj miqtë e mi gjermanë, të pimë një gotë verë të bardhë nga vreshtat e Frankonisë dhe t’i falenderoj për gjithë sa mora dhe mësova prej tyre,” – më thotë Enea, tek flasim në një klub, në fshatin Lapardha, në këto ditë shiu fund dhjetori.
Azilkërkues në Bavari
Historia e tij është ajo e mijra të rinjve nga Shqipëria që duke përfituar nga lëvizja e lirë në zonën Shengen, mbrritën në Gjermani për të kërkuar azil dhe kush më herët, kush më vonë sot është i riatdhesuar apo e pret riatdhesimi.
“Kam ikur me tren nga Bolonja në Mynih. Nuk njihja asnjeri atje, por një shok më kishte dhënë emrin e kampit, në qytetin bavarez Kitzingen, ku qëndronin të gjithë ata që aplikonin për azil në Bavari, nga shumë kombësi. Qëndrova atje 4 muaj, pastaj shkova në një kamp tjetër azilantësh në Würzburg. Atje bashkia, pas një farë kohe, më dha një banesë pa para dhe 335 euro në muaj për ushqim. Por aplikimi im pas një viti u refuzua. Autoritetet gjermane më thanë që Shqipëria është një vend i sigurtë dhe Gjermania nuk pranon azilantë nga vende të sigurta. Pas refuzimit mora një avokat me 700 euro. Shqyrtimi zgjati 6 muaj. Nuk fitova. Nuk doja të qëndroja në mënyrë të paligjshme, të më kapnin dhe të më hiqnin për 5 vjet të drejtën e lëvizjes në zonën Schengen. Në janar të vitit 2016 u ktheva vetë në Lapardha, me një biletë avioni të paguar nga autoritetet lokale në Würzburg,” më tregon Enea.
Papunësia – shtysa drejt kërkesës për azil
Në Lapardha Enea mbaroi gjimazin e fshatit. Nuk vazhdoi universitetin se nuk kishte mundësi financiare. Punë në fshat apo në Berat nuk gjeti. Atëhere filloi të shkojë në Greqi, në Itali, të mbledhë agrume dhe ullinj apo të punojë në ndërtim. Kur mbaronin tre muajt e lejuar nga rregullat e lëvizjes së lirë në vendet e zonës Shengen, kthehej në fshat ku rrinte tre muaj pa punë për të rifilluar përsëri punën sezonale në tre muajt e lejuar.
“Kjo erdhi dhe u bë e vështirë për mua. Papunësia ishte shtysa kryesore që shkova në Bavari duke shpresuar se mund të kisha shans që ta merrja azilin. Sajova edhe një histori hakmarrjeje por pa rezultat. Më thanë të njëjtën gjë: Shqipëria është vend i sigurtë. Që ti nuk gjen punë, që ke situatë të vështirë ekonomike, që je 20 vjeҫ dhe kërkon të kesh një të ardhme më të mirë – të gjitha këto për autoritetet gjermane nuk janë arsye për të marrë azil. Nga 100 shqiptarë që ishim në kamp vetëm njëri fitoi të drejtën të qëndronte, pasi pati një kontratë pune ”- thotë Enea.
Rinia kërkon të ikë
Fshati Lapardha, me 18 mijë banorë shtrihet në një zonë fushore-kodrinore me ullishta, shtëpi të reja një- dhe dykatëshe, rrugë të shtruara, ka gjimnaz, kafene dhe klube. Shumica të ndërtuara nga paratë e emigrantëve, kryesisht në Greqi. Por që nga kriza greke ata nuk dërgojnë më para. Papunësia ka sjellë emigrimin e banorëve drejt qyteteve të mëdha, apo për punë sezonale në bujqësi dhe ndërtim në Greqi dhe Itali. Kryeplaku i fshatit Lapardha, Tafil Bilҫari, është shumë i shqetësuar nga ikja e rinisë.
“Rreth 20-30 të rinj nga fshati janë kthyer pas refuzimit të azilit. Por janë të papunë. Situata ekonomike është e vështirë. Të rinjtë duan të ikin. Fshati po zbrazet. Në fshat ka mbetur popullsia e plakur që merret me prodhimet bujqësore në sera dhe vjeljen e ullinjve. Perimet na i marrin tregëtarët me ҫmime shumë të ulta dhe nuk kemi fare leverdi t’i mbjellim dhe t’u bëjmë shërbime. Ulliri ka shumë shpenzime, kërkon spërkatje që të mos të zërë miza dhe t’i hyjë krimbi. Edhe produktet blegtorale të fshatit na i marrin me shumicë me ҫmime shumë të ulta: një litër qumësht na e marrin 20 lekë dhe e shesin 350 lekë. Nuk kemi subvensionim nga shteti për bujqësinë dhe blegtorinë, nuk kemi investime në fshat. Këto hapin vende pune dhe mbajnë një pjesë të rinisë në fshat. Një pjesë tjetër natyrisht do të ikë, në kërkim të një jete më të mirë, por brenda rregullave dhe ligjeve”, thotë kryeplaku.
Të kërkosh azil – kohë e humbur
Në kërkim të një jete më të mirë Enea jetoi një vit gjithsej në dy qytetet bavareze Kitzingen dhe Würzburg. Tani është i bindur që rruga që zgjodhi ishte e gabuar.
“U them te gjithëve mos e provoni. Është kohë e humbur!”– thotë ai.
Enea ndjen mirënjohje për gjithshka që përjetoi dhe mësoi në vitin e tij bavarez 2015-2016.
“Banorët, njerëzit e thjeshtë në Kitzingen dhe Würzburg ishin shumë të kulturuar, bujarë dhe të ndjeshëm ndaj azilantëve. Na sillnin ushqime dhe veshje në kamp pavarësisht nga ato që na jepnin autoritetet. Atje mësova që korrektesa është një vlerë që nuk duhet të më mungojë, që punën kur e bën duhet ta bësh të saktë, që më tepër se sasia është cilësia ajo që të jep dinjitet. Repektimi i ligjit, qëndrimi aktiv i banorëve ndaj çështjeve që prekinin gjithë komunitetin më ka bërë shumë përshtypje: Atje bëra miq që kam qef t’i takoj përsëri një ditë,” – thotë Enea.
Viti bavarez ia hoqi një herë e mirë nga koka idenë që të vazhdojë të kërkojë azil në një vend tjetër në BE apo jashtë tij. Më thotë që ka zëra se në Angli është më lehtë të gjesh punë në të zezë dhe se rrjetet e krimit të organizuar kriminale kërkojnë 15 mijë dollarë që të pajisin me dokumenta fallco. Por ai nuk i ka këto para dhe me përvojën që pati Gjermani, ka krijuar tani bindjen se rrugët jo të ligjshme janë rrugë qorre, që nuk të nxjerrin askund.
“Kam qef të vazhdoj shkollën e lartë. Dua të bëhem infermier. Do të punoj në Itali dhe Greqi në tre muajt që më lejon lëvizja e lirë, do të mbledh para që të shkoj në universitet për infermier. Do të kem një zanat, këtu në Shqipëri apo diku tjetër.” – thotë Enea.
http://www.dw.com/sq/azilkërkimi-rrugë-qorre-që-nuk-të-nxjerr-askund/a-41968379