Policia e Elbasanit ka arrestuar 21-vjeçarin me iniciale, E.Z, pasi mësohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Sipas njoftimit të policisë, i riu është vënë në pranga pas denoncimit pasi akuzohet për veprën penale ”Dhuna në familje”.
Njoftimi i plotë:
Elbasan Ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij, vihet në pranga 21 – vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 21 vjeç , banues në Elbasan, për veprën penale ” Dhuna në familje” , pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij.