2 Prilli që i mungoi Shqipnisë…

Duhet të lëçisni

Të përndjekurit politikë i kërkojnë Bashës të kandidojë për deputetë përfaqësues të tyre

Të përndjekurit politikë i kërkojnë kryedemokratit Lulzim Basha të fusë në listat e kandidatëve për deputetë përfaqësues të tyre. Ditën e sotme ata kanë mbërritur...

Alarm për bombë, evakuohet kulla Eiffel në Francë

Kulla Eiffel në Francë është evakuuar për një kërcënimi për bombë. Policia në Paris ka rrethuar zonën, ndërsa skuadrat e demontimit të bombave analizuan zonën. Sipas...

Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në Kaninë, lëndohet shoferi i kamionit

Si pasojë e motit të keq në Kaninë të Vlorës kanë rrëshqitur gurët. Bëhet me dije  se gurët kanë rënë në zonën ku po punohet...

15 raste të reja me koronavirus në Elbasan

Janë konfirmuar 15 raste të reja me koronavirus në Elbasan. Bëhet me dije se rastet e reja janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit. Vijon..

Nga Ilir Seci

U banë 26 vjet nga dita e 2 Prillit 1991, dita kur në Shkodër diktatura mori të vetmen goditje të vërtetë në tanë këtë farsën 25 vjeçare të ashtëquejtun “demokraci”…

Më 2 Prill 1991, Shkodra e bani të veten, liroi qytetin nga Partia e Punës. Komiteti i Partisë u dogj, kriminelët komunistë lypën vrima, ku të fshiheshin! Për fat të keq pjesa tjetër e Shqipnisë nuk pat pjekuninë qytetare dhe kurajon njerëzore të Shkodrës shekullore, djepit të kulturës kombëtare, që sa here asht ba martire për të mirën e Shqipnisë, ashtu si atë ditë të 2 Prillit 1991, kur prapë Shkodra flijoi bijtë e vet për me shporrë farën e keqe të Moskës dhe me e lirue vendin nga diktatura staliniste.

Por, për fat të keq pjesa tjetër e vendit nuk e pasoi shembullin e Shkodrës dhe qe ku jemi sot 26 vjet mbrapa, me të ardhmen të mbajtun peng nga korrupsioni dhe trafiqet, të ngërthyem në rrjeten e sistemit neodiktatorial që u ripërtëri me klyshët e kuq në pushtet! Më 2 Prill 1991 komunistët tip Sul Bushatë & co, ja mbathën nga sytë kambët – “Vrima e miut 500 grosh” – e sot bijtë e tyne drejtojnë në këtë të ashtëquejtunen “demokraci”. Shqipnia nuk pati pjekuninë e Shkodrës, Shqipnia nuk ndoqi shembullin e Shkodrës. Sekretarët e PPSH-së, xhaketakthyemit që me direktiva u banë demokratë mbrenda natës, uzurpuen partitë e reja, manipuluan forcat e porsadala demokratike, sepse ishin caktuar me misionin e shpëtimit të lëkurave të kriminelëve të kuq! Pikërisht kriminelëve që ushtruan diktaturën má gjakatare të Europës Lindore, pikërisht kriminelëve që vranë edhe me 2 Prill 1991, xhaketakthyerit uzurpatorë ua shpëtuan lekurët! Këto 26 vite “demokraci” kjo kastë uzurpatore arriti me i shndërrue në një kleptokraci të babëzitun që me korrupsion të shfrenuem shpërbleu lakenjtë e PPSH-së. Falë uzurpatorëve që mashtruan forcat demokratike, kriminelët e kuq e kaluan këtë periudhë pa ju cënue dominimi politik dhe ai ekonomik. Por, mos t’i rrejnë mendja se ja hodhën përgjithmonë! Përvoja historike ka diftue se gjithmonë asht ma e rrezikshme ajo masë e njerëzve që mashtrohet ma gjatë, ajo masë e njerëzve që i asht vjedhë e ardhmja.

Vullkani i 2 Prillit 1991 asht fashitë por nuk asht shuar! Kriminelët e Bllokut fituan kohë, por ende nuk ja kanë hedhur plotësisht! Përditë e ma shumë po shihet që komunistët bllokmenë dhe pjella e tyne nuk kanë nxanë mend! Ma keq për ta! “Peni këputet prej së holli e zullumi këputet prej së trashi!” – thotë nji fjalë e urtë shkodrane.

P.S. Fotot janë marrë nga faqja onlineCorbis”. Fotografitë janë ba nga gazetare të huej me datën 3 Prill 1991…

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

E Freskët taze

Të përndjekurit politikë i kërkojnë Bashës të kandidojë për deputetë përfaqësues të tyre

Të përndjekurit politikë i kërkojnë kryedemokratit Lulzim Basha të fusë në listat e kandidatëve për deputetë përfaqësues të tyre. Ditën e sotme ata kanë mbërritur...

Alarm për bombë, evakuohet kulla Eiffel në Francë

Kulla Eiffel në Francë është evakuuar për një kërcënimi për bombë. Policia në Paris ka rrethuar zonën, ndërsa skuadrat e demontimit të bombave analizuan zonën. Sipas...

Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në Kaninë, lëndohet shoferi i kamionit

Si pasojë e motit të keq në Kaninë të Vlorës kanë rrëshqitur gurët. Bëhet me dije  se gurët kanë rënë në zonën ku po punohet...

15 raste të reja me koronavirus në Elbasan

Janë konfirmuar 15 raste të reja me koronavirus në Elbasan. Bëhet me dije se rastet e reja janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit. Vijon..

Marrëveshja e re e BE-së për emigrantët do të shmangë mbipopullimin e kampeve

Komisionerja për çështje të brendshme të BE-së, Ylva Johansson ka deklaruar se marrëveshja e re e BE-së rreth emigracionit do t’i japë fund kampeve...