Nga Arben Llalla
Grekofonit, Panajot Barka në vitin 1988, Partia i kishte dhënë makinë xhip AERO dhe rroba të mira për të bërë propagandën e Greqisë në emër të të drejtave të njeriut, ndërsa shqiptarët për një fjalë goje dënoheshin me 20 vite burg. Fotoja i përket periudhës komuniste, ndërsa sot në periudhën e demokracisë Barkat i kishim e i kemi ministra dhe deputetë. Thuhet se Vasilika Hysi deputete e PS është vajzë xhaxhai e Panajot Barkës, pa folur për Kosta Barkën që ka qenë ministër dhe deputet me PD.