1974/ Biseda e Fadil Paçramit me tim atë: Momenti kur jam ndjerë ma ngusht në jetë s’ishte para Enver Hoxhës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1974/ Biseda e Fadil Paçramit me tim atë: Momenti kur jam ndjerë ma ngusht në jetë s’ishte para Enver Hoxhës

18:35 | 18/08/2017
në Uncategorized
0

Nga Alma Nikolli

Në dimrat e ftohtë, doja shumë që mbrëmjeve të fikeshin dritat dhe ne sypishtarët të strukur nën batanije të dëgjonim histori nga im atë. Dritat fikeshin, padyshim. Kështu jam njohur më së tepërmi me komunizmin, në terr.

Për Fadil Paçramin s’më kishte mësuar asgjë shkolla, as librat e autorëve të huaj që na rekomandoheshin në 8-vjeçare e gjimnaz. Dosierët e gazetave varfërisht më japin pak informacion edhe sot.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ai u dënua se ishte liberal, në art, në politikë, në jetë. Në vitin 1974, ish-Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor u transferua në Fushë-Arrëz në postin e Drejtorit të Minierës së Bakrit ku qëndroi për 4,5 muaj për t’u dërguar më pas në Minierën e Tuçit si punëtor. Fadil Paçrami për një vit, para se të futej në burg seleksionoi me çekiç mineralin. Pa bërë zë, pa përtuar dhe i papenduar.

“Unë nuk bëra autokritikë si Ramiz Alia, e kam ditur se çfarë më bën Enver Hoxha por nuk doja të dorëzohesha”, i kishte treguar ai babait tim 18-vjeçar që ishte përgjgjes turni.

Babai më tregon sot që rishfaqa interes për atë histori, se herë pas here ai me qetësi i kërkonte leje vetëm 5 minuta para që të arrinte autobuzin e orës 3. Im atë, ende i ri në terrin komunist, i panjohur dhe aq mirë me pasojat e njerëzillëkut por edhe fort i dashur për Fadilin e mirë që në fshehtësi e donte kush e njihte, ia falte një 5-minutësh.

Por jo kushdo kishte guximin që t’ia falte Fadilit atë 5-minutësh. Në jo pak raste, kur edhe shoferët e makinave të rastit, komunistët e thekur refuzonin ta merrnin në kabinat e tyre, ai ecte 3 orë në këmbë që më në fund të kalonte nëpër pazarin afër shtëpisë, ku e shoqja vetëm se ishte gruaja e tij punonte pastruese. Asaj nuk i fliste njeri, kishte vetëm fshesën dhe shpresën që i shoqi do të kishte fatin të nisej në 3 pa 5.

Shtëpi-autobus-punë. Punë-autobus-shtëpi. Kjo ishte jeta e jashtme Fadilit, ç’i bluhej në mendjen shumëngjyrëshe, bashkëkohësit nuk e patën fatin ta zbulonin. Nuk kishte asnjë shok. Me bukën e mbështjellur nën krah hante i vetëm. Larg mensës e kolektivit. Fshatarët me siguri mendonin se i vinte zor, por jo, unë mendoj se ai ka dashur t’i ruajë ata nga vetja e tij.

Pak ditë pas mbërritjes në fshat, Fadil Paçramin e shpallën armik të partisë dhe popullit. Partia kishte vendosur që populli të detyrohej të kishte armik njeriun më të paqtë, të urtë e fjalëmirë që kishin njohur.

“Veten ma ngusht në jetë e kam parë kur u cilësova armik i popullit, se sa në përballjen me Enverin. Para atij jam ndjerë më i fortë”, i kishte thënë Fadil Paçrami babait tim në një nga bisedat e “padyshimta” gjatë orarit të punës.

Me qetësi e mençuri, ai tregonte gjithmonë aq sa duhej të fliste një armik populli. Populli në fshehtësi e kishte shumë mik, por komunizmi i egër i tregonte dhunshëm vetëm armiqësinë.

Fëmijë të mbrapshtë të kohës e qëllonin ndonjëherë me domate…

E dini cilat ishin fjalët e Fadilit? “Dale, dale…”…Dhe vijonte rrugën pas autobusit të ikur. Në këmbë, duke thithur ajrin therës të pishave të një malësie që e vrau dhe pse e deshi.

Etiketa: Alma Nikolliarmik popullienver hoxhaFadil PaçramiFushë Arrëzminieretuc

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Çfarë do të thotë të jesh i varfër

Çfarë do të thotë të jesh i varfër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

23:27 | 24/12/2025
Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

23:07 | 24/12/2025
Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –
  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com