10 maji, Dita e Drejtësisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

10 maji, Dita e Drejtësisë

06:30 | 11/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Përshëndeti këtë ditë Presidenti me një deklaratë , por… nuk mund të rrinte pa përshëndetur Babai i Reformës së saj, Fatmir Xhafaj.

Mediat u rrekën të gjejnë kuptimin e deklaratës përshëndetëse të reformatorit Xhafa. Por, si gjithnjë të kuptosh se ku e ka fjalën apo ku synon një person duhet të dish se me çfarë statusi e shkruan.

Nëse e ka shkruar si Sekretar i Rinisë së Partisë, 10 maji për të e partinë e tij komuniste ka qenë inekzistent. Për të drejtësia ka qenë një ndër kalatë që komunistët duhet ta merrnin me anë të reformës.

Read more

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

“Ka shumë punë, sfida për t’u përballur për ta realizuar atë, siç e ideuam dhe miratuam” -, dhe duke patur parasysh se ai dhe shokët e partisë punojnë me plane 5-vjeçare , mirë jemi kemi kohë ende…

Nëse e ka shkruar si ish-hetues i Sigurimit të Shtetit, Drejtësia ishte diktatura e proletariatit që lindi në 8 nëntor 1941, shumë larg nga Maji. Prandaj, ka të drejtë, kur thotë: “Besoj fort te Reforma në Drejtësi, te e ardhmja e saj. E sigurtë që kurrësesi nuk do të jetë si deri më sot, por shumë më e mirë, më e drejtë, funksionale, efiçente dhe kryesorja me njerëz me integritet dhe të aftë profesionalisht”. Ai ka marrë përsipër të vendosë në pikat kyçe të sistemit kolegët e kohës së tij, pasi ai beson fort që Partia Komuniste nuk duhet ta lëshojë në asnjë mënyrë pushtetin.

“Shembulli i 3 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, çfarë ata janë duke bërë në pak javë, është ajo çfarë qytetarët presin nga drejtësia e re…”. Kështu shprehet ai për shokët e idealit që i njeh shumë mirë dhe i kishte piketuar me kohë në këto poste. Se çfarë pune mund të bëjnë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në tre javë vetëm Babai i reformës e di.

Nëse e ka shkruar si ish-Ministër i Drejtësisë Socialiste (2003-2005), ka të drejtë të krenohet se punën për ta kapur drejtësinë e kishte lënë përgjysëm në vitin 2005, në kohën kur “luftonte” fort korrupsionin në dhënin e licensave të noterëve: “Drejtësi e re me kurajo e më me forcë ballë korrupsionit dhe krimit, abuzivizmit dhe arrogancës së pushtetit ndaj qytetarëve. Koha për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të dhënë dhënë shpresë e besim për shtetin e së drejtës…”.

E ka thënë plot shpresë e kurajo jo për “armiqtë” e reformës, por për të treguar se punët e lëna përgjysëm si Ministër Drejtësie në atë kohë, do i plotësojë sot me Reformën si fëmijën e tij.

Nëse e ka shkruar si ish-Sekretar i Përgjitshëm i Këshillit të Ministrave (1997-1999), ka dashur të përshëndesë drejtësinë që ai vendosi me duart e veta, në kohën që shpërndaheshin tokat dhe trualli për ndërtime në Tiranën Socialiste.

Nëse e ka shkruar si Kryetar i Reformës në Drejtësi ka dashur të përcjellë mesazhin e fortë që ky popull duhet të presë dhe disa dekada, derisa frytet e reformës së Babait Xhafa të piqen.

Në këtë 10 Maj, ka harruar të shtojë shprehjen e famshme latine “Drejtësi e Vonuar është Drejtësi e  Mohuar”. Edhe pas miratimit të Reformës në Drejtësi, si dhe fillimit të zbatimit të saj, me largimin e shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve, me fillimin e institucioneve të reja të drejtësisë, treguesit e korrupsionit në vend janë përkeqësuar për vitin 2018 dhe 2019 sipas Transparancy Internacional. Kjo tregon se edhe Reforma në Drejtësi apo procesi i vetting-ut nuk ka ndikuar aspak për të përmirësuar treguesin e korrupsionit në Shqipëri. Ky fakt nuk besoj se i ka shpëtuar Babait të reformës që po reket të bëhet Babai i së Drejtës. Thjesht e ka nënvizuar se nesër bëhet nami. Vetëm duroni dhe disa mandate të qeverisjes socialiste.

Nëse e ka shkruar përshëndetjen si ish-ministër i Brendshëm, ka dashur të theksojë se iku njëherë e mirë koha e kanabizimit, institucionet e reja që po lindin si zogj inkubatori nuk do tolerojnë më dhe do luftojnë fort… nga sot… me të djeshmen s’kemi ç’bëjmë… iku…

“Ata që e duan siç e kishin DJE ta harrojnë!”. Dje, sot, nesër, ti e kishe dhe do e kesh  në dorë si sekretar, si minstër, si hetues, si kryereformator.

Nëse e ke shkruar si vëllai i ndonjë të dënuari, mediat paskan patur të drejtë, kur përshëndetjen tënde e marrin si paralajmërim të fortë ndaj të korruptuarve dhe armiqve të Reformës në Drejtësi. Sepse, mediat e partisë e kuptojnë më mirë se kushdo që me ty Baba, Reforma është e pavarur, se ti nuk je anëtar i asnjë partie, është objektive, se ti nuk e ke ngjyer kurrë gishtin në qypin me mjaltë të pushtetit, dhe mbi të gjitha është ndërkombtarisht e pranuar, se ty si internacionalist i vjetër të duan të gjitha përfaqësitë e huaja në vendin tonë. Të duan, se je etaloni i pavarësisë, ndershmërisë dhe profesionalizmit, që e ke treguar ndër dekada jo në 10 Maj, por çdo 1 Maj.

Etiketa: 10 maji10 maji Dita e DrejtësisëBabai i reformesdita e drejtesiseFatmir XhafaKomunistëtreforma ne drejtesisekretari i rinise

Të Lidhura

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

nga 27
20:46 | 05/06/2026
0

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një murgeshë katolike mori fjalën duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale...

Para
U fsheh e vërteta për COVID, “Der Spiegel” zbulon përgjimet mes OBSH dhe presidentit kinez

U fsheh e vërteta për COVID, “Der Spiegel” zbulon përgjimet mes OBSH dhe presidentit kinez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026
Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

20:40 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –
  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com