Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Zyrtari i lartë gjerman, Roth: Zbatimi i reformës në drejtësi e çon Shqipërinë më pranë BE-së

Nga Ejona 0

Ministri i Shtetit për Çështjet Europiane të Republikës Federale të Gjermanisë, Micheal Roth, ka vlerësuar reformat e realizuara nga Shqipëria.
Zyrtari i lartë gjerman tha se këto reforma i shërbejnë dhe gjeneratave të ardhshme. Salaq ministri i jashtëm Ditmir Bushati theksoi se duhet të zbatohet ligji i Vettingut i cili pritet të ketë ndikim dhe në fusha të tjera.
Roth: Reforma në drejtësi është një ngjarje thelbësore. Ligji i vettingut është një sukses jo vetëm për Shqipërinë por edhe për të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Këto reforma të ndërmarra kohët e fundit, sigurisht që e sjellin Shqipërinë më pranë Bashkimit Europian, por ato janë gjithashtu edhe në interes të brezave dhe gjeneratave më të reja për të cilat ne kemi nevojë që ky vend të shkojë përpara dhe të bëjë progres, qoftë në këndvështrimin social, ekonomik dhe demokratik.

Bushati: Duhet të zbatojmë sa më shpejt të jetë e mundur me cilësi dhe profesionalizëm ligjin e vettingut që pritet të kalojë në sitë gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë, një reformë e cila ne besojmë se do të ketë një efekt spirale edhe sa i përket fushave të tjera
.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej