Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Xhafaj: Kush e përdor detyrën për lidhjet me krimin, të largohet

Nga Klodiana 1

Në Ministrinë e Brendshme ka nisur takimi i kryeministrit Rama me drejtuesit e policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, tha se do të ketë vetting edhe në Polici, duke larguar ata që nuk bëjnë detyrën apo janë të lidhur me krimin.

“Nuk mundet ta ushtroni këtë përgjegjësi nëse nuk jeni të përgjegjshëm se çfarë përfaqësoni dhe çfarë duhet të bëni. Duhet të me punën tuaj jeta dhe siguria e qytetarit të mos cënohet. Ata që shërbejnë në këtë detyrë duhet të jenë persona me integritet të lartë profesional. Kjo është një punë shumë e vështirë, që shkon deri në sakrifikimin e jetës. Nëse dikush nuk e kupton kështu qenien anëtar i Policisë së shtetit, por e shfrytëzon për interesat e tij apo interesa kriminale, bën mirë të largohet nga policia. Do ketë vetting edhe në Polici”, tha ministri Xhafaj.

Komente (1)

  1. Largohen?!!!
    Une mendoj qe ne rast se nje punonjes policie ka lidhje me krimin,ai duhet te merret i pandehur si bashkepunetor ne krim dhe jo te largohet mor..mor minister/jurist injorant.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej