Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Vizita e ministrit grek në Korçë protestë për vdekjen e lezhjanit

Nga Klodiana 0

Shoqëria Civile ka protestuar ditën e sotme në Korçë para hotelit ku ndodhet ministri i Greqisë, Kotzias.

Lidhur me vrasjen e Pëllumb Marnikollajt, i cili humbi jetën në një komisariat në Greqi në 2016, ata kërkojnë që të zbardhet ngjarja dhe të vendoset drejtësia. Protesta ka zgjatur për disa minuta, ndërsa forca të shumta policie kanë qenë të pranishme.

29-vjeçari Pëllumb Marnikollaj më 3 gusht 2016 humbi jetën në komisariatin e policisë “Kato Patisia” në Athinë. Në trupin e të riut u konstatuan dëmtime në fytyrë, hemoragji e brendshme si dhe shenja ematome në pjesët e këmbëve krahëve dhe në kurriz.

Ministri i Jashtëm Nikos Kotzias ndodhet në Korçë prej ditës së djeshme në kuadër të negociatave për zgjidhjen e problemeve të vjetra mes dy vendeve. Në ditën e sotme mes Bushatit dhe Kotzias dhe grupeve respektive po diskutohet për heqjen e pengesave për lëvizjen në kufi të çamëve drejt Greqisë.

http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/vizita-e-ministrit-grek-n–kor—protest–p-r-vdekjen-e-lezhjanit-464342.html

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej