Viti 1888 / Kënga e rrallë luftarake ilire në librin francez

Duhet të lëçisni

Vetingu i politikanëve, Manjani: Seksi për popullin, por një spekulim i madh

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentoi në studion e “Opinion” nismën e Partisë Demokratike për vetting në politikë. Manjani tha ndër të tjera se...

Burri i ambasadores së Shqipërisë në BE me firmë MIKROKREDISH, ja si Elton Janina jep borxhe nga një apartament në ISH-BLLOK me mikrobankën qindra...

Ambasadorja e Shqipërisë në Bashkimin Europian prej 2014-ës është Suela Janina. Diplomate me 20 vite karrierë ka menduar që shqiptarëve përveç negociatave për hyrjen...

Mejdini: Vetëm BE ka investuar 42 mln euro për vetingun

Teksa PD ka propozuar vettingun e politikanve, gazetarja Fatjona Mejdini tha se ky proes është i kushtueshëm. Ne studion e "Opinion" ajo tha se për...

Bardhi: Drejtësia ka të dhëna për politikanë që rrinë gjithë ditën në telefon me kriminela

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”.  Bardhi tha se organet...

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Shkurt 2017

Në librin e autorit dhe kryemurgut francez, Pierre Bauron, me titullin “Les Rives Illyriennes – Brigjet Ilire”, botuar në Paris në vitin 1888, gjejmë, në faqen e tij të 350, një këngë të rrallë luftarake ilire.

Kënga vë në dukje trimërinë e paraardhësve tanë, dashurinë për atdheun dhe në një farë mënyre dëshmon se kemi qenë gjithnjë një popull paqësor me fqinjët, se u jemi përgjigjur si kurdoherë sulmeve, por kurrë nuk kemi sulmuar të parët.

Ja kënga në vijim :

Vëllezër, përpara, përpara, luftëtarë,

Këmbësoria e djem mbi kuajt tuaj të fortë !

Të mprehim kosat, të mprehim shpatat !

Të shporrim armikun nga këto toka !

            Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë

Atdheut të heronjve !

Me kosë të vrasim këtë grabitës,

Mjaft arrogant për të sunduar racën e shtëpitë tona !

Oh !  Le të rrëzohen duke u çarë prej qindra rrufeshë

Këta të pabesë që shkelin të drejtat tona !

            Që secili…(Refren)

 Nëse bisha çel kthetrat e saj,

Iliri me grusht e shtrin për tokë ;

Nëse gjarpëri krenar e ngren kokën ndaj tij,

Iliri, këmbëzbathur, e shkel.

            Që secili…(Refren)

 Kur era e veriut, e tërbuar,

Copëton lisin e vjetër,

Zemra shtendoset në gjoksin tonë !

Ne jemi Ilirët, vëllezër të dashur !

Që secili…(Refren)

 Kur dridhen skajet e botës,

Kur shkëndijat e rrufesë vallëzojnë në qiell,

Dhe kur toka hap barkun e saj,

Iliri i lumtur këndon këngën e luftës.

            Që secili…(Refren)

 Iliri, të huajin e sulmon me thikë,

Vetëm kur duhet të mbrojë vëllain e tij !

Kurrë frika nuk ia ul kokën,

Dhe sikur bota të copëtohet, ai mbetet gjakftohtë !

            Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë

Atdheut të heronjve !

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimithttps://www.darsiani.com/la-gazette/viti-1888-kenga-e-rralle-luftarake-ilire-ne-librin-francez/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Vetingu i politikanëve, Manjani: Seksi për popullin, por një spekulim i madh

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentoi në studion e “Opinion” nismën e Partisë Demokratike për vetting në politikë. Manjani tha ndër të tjera se...

Burri i ambasadores së Shqipërisë në BE me firmë MIKROKREDISH, ja si Elton Janina jep borxhe nga një apartament në ISH-BLLOK me mikrobankën qindra...

Ambasadorja e Shqipërisë në Bashkimin Europian prej 2014-ës është Suela Janina. Diplomate me 20 vite karrierë ka menduar që shqiptarëve përveç negociatave për hyrjen...

Mejdini: Vetëm BE ka investuar 42 mln euro për vetingun

Teksa PD ka propozuar vettingun e politikanve, gazetarja Fatjona Mejdini tha se ky proes është i kushtueshëm. Ne studion e "Opinion" ajo tha se për...

Bardhi: Drejtësia ka të dhëna për politikanë që rrinë gjithë ditën në telefon me kriminela

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”.  Bardhi tha se organet...

Racakolli: Studentët e kulturuar do i bindim të vaksinohen

Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli e ftuar në Radarin Informativ deklaroi se procesi i vaksinimit në radhët e studentëve është i domosdoshëm. Rakacolli tha se...