Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ushtarë grekë apo ushtarë italianë?

Nga Media 0

Ditën e sotme kanë filluar gërmimet në fshatin Dragot të rrethit Tepelenë, për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore (Lufta italo-greke) në territorin e Shqipërisë. Pak orë pas fillimit të gërmimeve janë gjetur eshtrat e dy ushtarëve të cilët në vendvarrimin e tyre kishin edhe një tabelë ku shkruhej me shkronja latine “Greco” që nga italishtja përkthehet grek.

Kjo gjetje në media dhe nga Ministria e Jashtme e Greqisë në rrjetet sociale u komentua si zbulimi i parë i ushtarëve të rënë grekë, por thuajse i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kolonel Dritan Demirajt i cili është shprehur se eshtrat i përkasin një ushtari italian dhe kjo është e dallueshme nga tabela ku shkruhej pozicioni i tij në hierarkinë ushtarake italiane. Pas një kërkimi të Tiranapost.al në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes Italiane rezulton se ka me qindra ushtarë italianë të vdekur ose të zhdukur gjatë Luftës së Dytë Botërore që kanë mbiemrin “Greco”.

Në rast se vëtetohet se realisht bëhet fjalë për një ushtar italian, kemi të bëjmë edhe me një skandal të përmasave humane, teksa një i rënë përdoret nga shteti i cili ishte në anën e kundërt të luftimeve si dëshmori i vet. Tiranapost.al telefonoi me Ambasadën Italiane në Tiranë, e cila na sugjeroi të kontaktojmë me Zyrën e Shtypit ditën e nesërme, e cila aktualisht nuk është e disponueshme për shkak të orarit.

http://www.tiranapost.al/ushtare-greke-apo-ushtare-italiane/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej