Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Të gjithë shkodranët e mbajnë mend lypësin simpatik, ja çfarë po ndodh me të në Francë

Nga Media 0

Të gjithë e njihni fytyrën e këtij lypsari të vogël pjesë e komunitetit rom në Shkodër. Që në moshë fare të vogël, ndoshta ende pa mësuar mirë të flasë ky djalë ka bredhur rrugët e qytetit duke kërkuar lëmoshë sa në xhepat e pasanikëve e sa tek shtresa e mesme apo edhe tek të varfërit e qytetit. Pamundësia për të siguruar të ardhura nga familja e tij në mënyra të tjera ashtu si pjesëtarët e tjerë të këtij komuniteti ka detyruar djalin e vogël që të endet nga mëngjesi në darkë rrugëve në kërkim të qindarkave për të siguruar bukën e gojës. Herë ia dilte e herë jo.

Një djalë i vogël por me një buzëqeshje që bënte për vete këdo, i pabezdisshëm por edhe i qetë e shpesh i ëmbël. Edhe kur nuk i jepje ndonjë para të vogël djali nuk mërzitej por vazhdon rrugën e tij. Shpesh i paveshur mirë, disa herë pa këpucë në këmbë e jo rrallë herë në mes të shiut e të ftohtit, ashtu i vetëm gjëmonte kudo për të fituar sado pak para për vete dhe familjen e tij.

Të njëjtën gjë bënte edhe e motra, sërish një vajzë e vogël ndërsa nëna e tyre pozicionohej gjithmonë në një vend duke shtrirë dorën kalimtarëve. Në vend që të shkolloheshin, të edukoheshin apo losnin me lodra si gjithë bashkëmoshatarët e tyre, djali dhe motra e tij detyroheshin të punonin edhe për 18 orë me radhë pa pushuar. Disa herë qëndronin edhe pa ngrënë derisa ndonjë zemërmirë mund t’i ftonte apo jepte diçka sa për t’u ushqyer. E kjo panoramë na shfaqet çdo ditë rrugëve të qytetit të mbushura me lypsarët e vegjël por zemërbardhë, të këndshëm e me një buzëqeshje të çiltër.

E sot djali që endej rrugëve të Shkodrës shpreson që historia e tij të marrë një rrugë tjetër. Shpreson që vitet e humbura rrugëve t’i rikthejë por tashmë jo në Shkodër, jo në Shqipëri por në një vend të huaj. Prej disa kohësh bashkë me motrën dhe nënën kanë emigruar në Francë dhe jetojnë atje. Shteti francez momentalisht i ka mbështetur e ndërsa familja e lypsarëve por njerëz të ndershem shpreson që të marë lejeqëndrim e të krijojë një jetë të re në Francë për t’i thënë njëherë e mirë lamtumirë vuajtjeve e diskutimit për bukën e gojës.

Djali i vogël që e njohim të gjithë tashmë nuk lyp më por është futur në shkollë, nuk vuan më sepse shteti i huaj e ushqen siç duhet, nuk ka probleme me shëndetin sepse mjekët po i qëndrojnë pranë ashtu siç ka një të ardhme të sigurtë përpara ndryshe nga Shkodra dhe Shqipëria e tij që nuk i ofruan asgjë. Ndryshe nga shteti i tyre në Francë kanë një mbështetje të plotë e mbi të gjithë një shpresë të madhe se mund të realizoj çdo ëndërr të jetës. Nga një lypsar sot djali i vogël, motra dhe nëna e tyre kanë gjithçka.

/ShkodraNews/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej