Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Skandali/ Rruga e Kombit e bllokuar, pse nuk anullohet koncesioni?

Nga Media 0

Është ndoshta rruga më e shtrenjtë në Europë, duke llogaritur të ardhurat për frymë. Është dhënë me koncesion në favor të kompanisë “Kastrati”, sepse kreu i qeverisë tha se kjo rrugë nuk mirëmbahet dot nga shteti, i cili nuk ka fuqi. Prandaj, ia dha kompanisë private, e cila i ka vënë një gjobë të majme kujtdo që hyn e del në Kalimash.

Rezultati? Sapo ranë rreshjet e para të dëborës rruga është bllokuar, kurse kompania nuk po shpenzon as për të hedhur ca thasë me kripë. Natën e shkuar dhjetra makina, plot me qytetarë kanë qenë të detyruar të ngujohen, sepse Rruga e Kombit u bllokua nga bora. Me orë të tëra ndenjën ata peng në temperatura të acarrit. Çfarë bëri koncesionari? Asgjë.

Çfarë kuptimi ka ky koncesion? Përse nuk anullohet? Teksa nuk plotëson kushtet e kontratës, pra mirëmbajtjes së rrugës, ku është i qeverisë që e ushqen me shuka paresh sikur me qenë gjel deti?

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej