Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Shuhet Safet Berisha, kampioni i madh i Partizanit

Nga 27-shi 0

11

Një lajm i hidhur për futbollin shqiptar, ish-kampioni i madh Safet Berisha ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare. Flitet për një nga figurat qëndrore të Partizanit të madh të viteve ’70, por në atë periudhë edhe një pjestar stabël i ekipit Kombëtar. Safet Berisha lindi në Durrës dhe nga viti 1965 deri 1968 ka luajtur për Lokomotivën, skuadrën e qytetit bregdetar. Më pas është transferuar në Tiranë, ku mbajti uniformën e Partizanit për 15 vjet, deri sa u largua nga futbolli i luajtur. Me formacionin e kuq, Safeti ka fituar 3 kampionate, 3 kupa të Republikës, si dhe 1 kup të Ballkanit në vitin 1970. Gjatë karierës së tij ka veshur 21 herë fanelën e Kombëtares, duke u cilësuar si një nga qendërmbrojtësit më potent të kohës. Berisha prej shumë vitesh jetonte në Itali bashkë me familjen e tij, por kishte kërkuar që të prehej në Shqipëri dhe pritet një ceremoni nderimi edhe nga Federtata Shqiptare e Futbollit.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>