Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Shqiptarët u rrahën se folën shqip, Haradinaj: Lëvizja e lirë në shtetin serb s’është e garantuar

Nga Media 0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas rrahjes së dy shqiptarëve në Novi Sad të Serbisë nga një grup prej katër personash vetëm sepse po flisnin shqip me njëri-tjetrin.

Haradinaj shprehet se ky është një rast i pashembullt që dëshmon se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar dhe u uron shërim të shpejtë dy të rinjve shqiptarë.

“I pashembullt akti i rrahjes brutale të dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad. Sulmi mbi dy udhëtarë shqiptarë dëshmon se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar dhe çdo akt dhune është larg vlerave europiane. Derisa Çlirim Maloku po lufton për jetë, nga lëndimet e marra, një shtet që negocion për anëtarësim në BE duhet të ndërmerr veprime të shpejta për ta zbardhur rastin. Dy të rinjve shqiptarë u uroj shërim sa më të shpejtë, ndërsa sulmuesit të sillen para drejtësisë dhe të marrin ndëshkimin meritor”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Çlirim Maloku

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej