Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Rruga Lundër-Farkë/ Veliaj: Standarde të njëjta qendër-periferi

Nga Skenderi 0

Bashkia  e Tiranës  ka nisur punimet në rrugën që lidh zonën e Lundrës me Farkën. Kjo rrugë do të jetë me parametra të njëjtë si në gjerësi, trotuare e cilësi si çdo rrugë tjetër që Bashkia e Tiranës po ndërton në qendërtë saj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,  deklaroi se sfida e bashkisë është që të krijojë një kohezion të plotë mes qendrës dhe periferisë së Tiranës, duke ofruar të njëjtat shërbime dhe standarde.

“Falenderoj kolegët që janë përkushtuar për këtë investim cilësor. E vlerësoj shumë sepse ka qenë gjithmonë sfidë se si të krijojmë një kohezion midis njësive të reja që i janë bashkuar Tiranës dhe qendrës së qytetit. Ky është një investim i cili ndihmon lidhjen mes zonës së Lundrës dhe Farkës për 3 mijë banorë që kanë zgjedhur të jetojnë këtu”, deklaroi Veliaj.

Gjithashtu Veliaj shtoi se bashkia ka hartuar një plan të plotë për rrugët lidhëse mes fshatrave, i cili do të shtojë, sipas tij, ndjeshëm edhe vlerën e pronës në gjithë këto zona.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej