• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi ekskluziv i Mbretit Zog për Daily Telegraph (1928): “Kjo është arsyeja e bashkëpunimit me Italinë”

15:00 | 15/08/2018
në Kryesore, Moti, Sy më sy
0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Gusht 2018

Gazeta franceze, “L’Intransigeant”, ka botuar të shtunën e 13 tetorit 1928, në faqen n°5, një intervistë ekskluzive të Ahmet Zogut, dhënë asokohe medias britanike, Daily Telegraph.

Lexo edhe

Keni bërë plane? Mësoni si do të jetë moti nesër

Çudira shqiptarësh/ 500 persona në grup “WhatsApp-i” spiunojnë radarët e policisë për t’i shpëtuar gjobave

Vetëflijohet gazetari Kastriot Myftaraj, hidhet nga kati i katërt i pallatit

Përtej qëllimëve të tij për të civilizuar popullin shqiptar, që t’a bëjë atë të pranojë, sa më shumë që të jetë e mundur, zakonet perëndimore, mbreti, shpeshherë i kritikuar për çështjen në vijim, ka shpjeguar arsyet e bashkëpunimit me Italinë.

Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

 Intervista me mbretin e ri

Zogu I dërshiron të civilizojë popullin e tij…dhe të ruajë pavarësinë e tij

Londër, 12 tetor (nga korrespondenti ynë me telefon). – Z. Ashmead Bertleet, kontribuesi i mirënjohur i Daily Telegraph, i dërgoi një gazete të Tiranës këtë intervistë interesante që ai kishte zhvilluar me mbretin e ri të Shqipërisë, Zogu I. Monarku gjatë intervistës, ka folur për tema të ndryshme : administratën e brendshme, ushtrinë, financat dhe politikën e jashtme. Në raport me temën e fundit, Zogou I tha :

 “Personalisht, unë e vlerësoj mbretin Aleksandër dhe popullin e Jugosllavisë, por mendoj se ata kanë një ide të gabuar për atë që po ndodh në Shqipëri. Do të doja të them diçka më shumë në lidhje me këtë temë që është e përfshirë aq thellësisht në Evropë. Në radhë të parë, më lejoni t’ju them se nuk kemi asnjë aluzion më të vogël agresiv ndaj Jugosllavisë. Dëshira jonë është të kemi marrëdhëniet më të mira me këtë vend.

 Në radhë të dytë, ne nuk kemi ndërmend të heqim dorë nga pavarësia jonë në favor të një kombi tjetër. Mund t’ju kujtoj Historinë. Shqipëria është i vetmi vend Ballkanik që gjithmonë ka arritur të ruajë pavarësinë pavarësisht nga pushtimet e shumta. Karakteri i racës shqiptare bazohet në dashurinë e lirisë për t’u vetë drejtuar.

 Ne nuk do t’i nënshtrohemi kurrë dominimit italian; njerëzit nuk do ta toleronin atë qoftë dhe për një çast. Por ne duhet të marrim parasysh gjendjen tonë. Ne jemi vërtet shumë vonë krahasuar me pjesën tjetër të Evropës. Populli nuk di as të lexojë dhe as të shkruajë; ka pak ligje të shkruara që zbatohen dhe “hakmarrja” ende mbretëron në shumë pjesë të vendit. Qëllimi im është të civilizoj popullin tim, t’a bëj atë të pranojë sa më shumë që të jetë e mundur, zakonet perëndimore.

 Kjo detyrë mund të realizohet vetëm me ndihmën e jashtme. Kjo është arsyeja pse ne kemi miratuar mjetin që na dukej më i përshtatshmi për ne. Mbi të gjitha, kishim nevojë për para dhe kishte vetëm një mënyrë për t’i gjetur : t’i merrnim ato hua nga një vend tjetër. U përpoqëm në Gjenevë dhe dështuam; ne kemi provuar edhe në disa vende të tjera, përfshirë Anglinë, por pa sukses. Pra, Italia na erdhi në ndihmë dhe na dha hua 2 milionë paund në kushte shumë të favorshme për ne.

 Këto para përdoren tani për punët publike : rrugët, urat dhe ndërtimin e portit të Durrësit. Pastaj, na nevojitej ndihma e ekspertëve dhe financierëve, oficerëve për të organizuar ushtrinë tonë tokësore dhe detare, inxhinierët, mjekët dhe kështu me radhë. Natyrisht, Italia, e cila na dha paratë, kishte të drejtën e para për të kontrolluar shpenzimin e kësaj shume. Kjo është arsyeja pse ne kemi shumë italianë që punojnë mes nesh, por kjo nuk do të thotë që ne kemi humbur pavarësinë tonë politike. Ne mbetemi një komb dhe zotër në shtëpi; dhe ne nuk do të lejojmë kurrë që të mbizotërohemi apo të shfrytëzohemi në interes të të tjerëve. ” — T. B

/www.darsiani.com/

Etiketa: Aurenc BebjaDayli TelegraphMbreti Zog

Të Lidhura

Keni bërë plane? Mësoni si do të jetë moti nesër

Keni bërë plane? Mësoni si do të jetë moti nesër

nga auto post
17:57 | 07/07/2022
0

E teksa temperaturat e larta kanë kapluar vendin, nesër moti “ndryshon ngjyrë”. Dita e premte pritet të jetë nën ndikim...

Çudira shqiptarësh/ 500 persona në grup “WhatsApp-i” spiunojnë radarët e policisë për t’i shpëtuar gjobave

Çudira shqiptarësh/ 500 persona në grup “WhatsApp-i” spiunojnë radarët e policisë për t’i shpëtuar gjobave

nga auto post
16:02 | 07/07/2022
0

Çudirat e shqiptarëve nuk kanë fund. Nëse në çdo vend të botës radarët në rrugë “spiunojnë” shoferët që ecin tej...

Vetëflijohet gazetari Kastriot Myftaraj, hidhet nga kati i katërt i pallatit

Vetëflijohet gazetari Kastriot Myftaraj, hidhet nga kati i katërt i pallatit

nga auto post
13:22 | 07/07/2022
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku gazetari Kastriot Myftaraj është vetëflijuar duke  u hedhur nga kati i...

Pak orë para protestës, Bordi ul sërish çmimin e naftës

Pak orë para protestës, Bordi ul sërish çmimin e naftës

nga auto post
11:18 | 07/07/2022
0

Për të tretën ditë me radhë, Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e tregtimit të hidrokarbureve  në treg. Këtë...

Para
Një shqiptare kthen sytë për fëmijët e Kenias

Një shqiptare kthen sytë për fëmijët e Kenias

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qytetarët mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ja fotot nga pjesëmarrja

Qytetarët mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ja fotot nga pjesëmarrja

19:39 | 07/07/2022
“Rama i detyroi të mbillnin drogë”, protestuesi: I futi ministrat e vet në burg

“Rama i detyroi të mbillnin drogë”, protestuesi: I futi ministrat e vet në burg

19:39 | 07/07/2022
Berisha: Protestë e fuqishme. Merak i ambasadores Kim? Mirëupafshim.

Berisha: Protestë e fuqishme. Merak i ambasadores Kim? Mirëupafshim.

19:31 | 07/07/2022
Flamuj e ovacione, Berisha u bashkohet protestuesve

Flamuj e ovacione, Berisha u bashkohet protestuesve

19:29 | 07/07/2022
Noka nga protesta: Rama ta konsiderojë thirrjen e shqiptarëve për të dhënë dorëheqje

Noka nga protesta: Rama ta konsiderojë thirrjen e shqiptarëve për të dhënë dorëheqje

19:28 | 07/07/2022

Më Të Lexuarat

  • Qytetarët mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ja fotot nga pjesëmarrja
  • “Rama i detyroi të mbillnin drogë”, protestuesi: I futi ministrat e vet në burg
  • Berisha: Protestë e fuqishme. Merak i ambasadores Kim? Mirëupafshim.
  • Flamuj e ovacione, Berisha u bashkohet protestuesve
  • Noka nga protesta: Rama ta konsiderojë thirrjen e shqiptarëve për të dhënë dorëheqje
  • “Kjo qeveri është si kuçedër me 12 koka”, qytetarët nga selia blu: Edi Rama është Hitler

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qytetarët mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ja fotot nga pjesëmarrja
  • “Rama i detyroi të mbillnin drogë”, protestuesi: I futi ministrat e vet në burg

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com