Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Ristani: Rama kërkon të justifikohet para ambasadorëve

Nga Ejona 0

Deputeti i PD, Arben Ristani, duke folur gjate nje mbledhje te Keshillit te Mandateve dhe Rregullores, ku eshte shqyrtuar kerkesa e PD per mbarimin e mandatit te deputetit socialist Rakip Suli./r/n/r/nLawmaker, Arben Ristani, speaks during a meeting of the Council of Mandates and Regulations.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se kërkon të justifikohet para ambasadorëve që e konsiderojnë drogën kërcënim për sigurinë në Shqipëri.

Deputeti i PD-së ka komentuar edhe takimin e sotëm të kryeministrit me ambasadorët, të cilët Rama duhet t’i sqaronte për një sërë pyetjesh.

Ristani: “Pasi e ka mohuar për një vit me radhë, tani kërkon të justifikohet para ambasadorëve dhe vendeve të BE, të cilët e konsiderojnë drogën e Shqipërisë një kërcënim për sigurinë.

  1. Pse në një vit Shqipëria u mbulua me drogë?
  1. Si u ndërtuan 20 pista avionesh për transport droge?
  1. Pse dekonspirohen aksionet e prokurorisë dhe nuk arrestohen trafikantët?
  1. Pse nuk arrestohet Klement Balilaj i quajtur koka e trafikut të drogës në Ballkan?
  1. Sa është sasia ë drogës së prodhuar në terësi kur vetëm nga 02% e sipërfaqes së pashkatërruar, sipas Ramës, janë kapur gati 200 ton.
  1. A u tregove ambasadorëve sa para ke përfituar nga droga dhe sa ke planifikuar për blerje votash. Dhe dy pyetje për shoën me leterpërgjigjen e Avramopulosit
  1. Pse i çove letër Averamopulisit për ti kërkuar ndihmë, pasi droga u korr e u trafikua nga bashkpunëtorët e tu?
  1. Pse nuk kërkove ndihmë në sezonin e mbjelljes së drogës dhe deri sa u korr? Po të kishe me vete dhe Roshin e Bushin do ishe me bindës për punët e drogës se ti njihesh si përdorues dhe përfitues, jo kultivues.

Tashmë është tepër vonë për show-n propagandistik me drogën. Koha e Edi Ramës ka mbaruar bashkë me sezonin e hashashit”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>