Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Ristani në Kuvend: Kam fakte që Paulin Sterkaj merret me trafik droge dhe prostitutash

Nga Ejona 0

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani në seancën e sotme parlamentare ka akuzuar shefin e Komisariatit të Lezhës Paulin Sterkaj se merret me trafik droge dhe prostitutash. Ristani është shprehur se ka një dokument zyrtar ku në të citohet jo vetëm emri i shefit të Komisariatit por edhe të tjerë që Ristani nuk ka dashur ti përmend.

Arben Ristani: “ Unë kam një dokument zyrtar me firmë dhe vulë që i drejtohej kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta dhe ministrit të Brendshëm. Sipas këtij dokumenti thuhet që shefi i Komisariatit të policisë së Lezhës Paulin Sterkaj, merrej me trafik droge dhe prostitutash. Po e citoj dhe sdua të lexoj emrat e tjerë por është me firmë e me vulë. Merrej me trafik droge dhe prostuticion, me dokument”.

Deputeti i PD tha se një  gjë të tillë e tregoi “për të ilustruar se cfarë ka mbledhur Aleanca e cila mori pushtetin duke rrëzuar Sali Berishën”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej