Ka than' i moçmi: 

Kjoft mallku ai bir shqyptari qi ket gjuhë t'perëndisë trashëgim q'ia la i pari trashëgim s'ia len ai f'misë."

- At Gjergj Fishta

Reshjet intensive të dëborës pushtojnë Tiranën (foto+video)

Nga Ejona 0

Mbrëmjen e sotme rreshjet e dendura të dëborës mbuluan të gjithë kryeqytetin

Reshjet nuk pushuan rreth dy orë duke mbushur deri në 5 cm trashësi gjithë rrugët nëpër Tiranë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm pas rënies së borës në Tiranë. Në mesazhin drejtuar qytetarëve, kreu i bashkisë u kërkon qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet, ndërsa garanton se 1200 punonjës të Bashkisë janë në terren për zgjidhjen e problematikave që mund të shfaqen.

Veliaj: “Në Tiranë ka rënë 5 cm dëborë, por më shumë reshje ka patur në zonat rurale. Nata do të jetë e ftohtë me temperatura nën zero. Për pasojë do kenë ngrica në rrugë dhe trotuare. Bashkia e Tiranës ka mbi 1200 veta në terren. Ju lutemi të tregoni kujdes në lëvizje dhe kufizoni shpejtësinë”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>