Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Rama: Parlamenti pornografi ekstreme, të transmetohet me pullë të kuqe

Nga Ejona 0

Parlamenti, është pornografia më ekstreme për ata nën 18 vjeç, duhet transmetuar me pullë të kuqe, një turp i pashoq.”

Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS-së për vitin 2016.

Rama: “Mblidhen gjithë zuzarët dhe tellallët e të shkuarës dhe kërkojnë t’i thonë popullit që mjafton të shpëtojmë nga kjo qeveri dhe shpëtuam Shqipërinë. Keni dëgjuar ndonjë ide, përveçse sharje, akuza, fyerje, imoralitet gjuhësor i skajshëm, tragjedi edukative. Mjerë ata që ndjekin parlamentin, është pornografia më ekstreme për ata nën 18 vjeç, duhet transmetuar me pullë të kuqe, një turp i pashoq, një kriminalizim i përditshëm. Problemi është tek kriminalizmi shoqëror, tek futja deri në skutën më të errët të atyre që ndjekin një helm me pasoja katastrofike.

Kthimi i gënjeshtrës në argument, kthimi i baltës në vizion, ky është kriminalizimi ekstrem. Të keqen e dekriminalizimit për këtë maskaradë që zhvillohet përditë. Kjo e keqe ka një emër, dhe emrin e ka Sali Berisha, bashkë me çetën e tij. Një fuqi që kontaminon mjedisin dhe që nuk lë të dallohet e vërteta nga gënjeshtra, programin nga balta e megjithatë ne nuk i zgjedhim kundërshtarët, ata janë të zgjedhur.

Ajo që duhet të bëjmë, sepse e ka thënë populli po fjete me qenin do zgjohesh me pleshta, duhet t’i rezistojmë të keqes.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej