Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Rama në median e huaj, si politikani- piktor

Nga Media 0

 

Gazeta prestigjoze britanike The Guardian i ka kushtuar sot një shkrim-profil kryeministrit tonë Edi Rama, për asgjë që ka lidhje me politikat e tij “ të suksesshme” në vend, por për kontraditën që mbart figura e tij si politikani-piktor.

Që nga koha kur ka ardhur në krye të qeverisë pothuajse në të gjitha rastet kur mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje Ramës ka pasur lidhje me ekspozitat e tij, me mënyrën si ka ngjyrosur muret e Tiranës një dekadë më parë kur ishte kryebashkiak.

 

“Mund të debatojmë se cili vend ka zyra e qeverisë më të zbukuruara: Prarimet e  Elysée, Fortesa e Kremlinit, apo Salla e Madhe e Popullit në Pekin. Por asnjë lider nuk ka një zyrë ashtu si Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë. Letra që mbulon muret e zyrës së tij në Tiranë  ka me qindra vizatime: ngjyra, abstraksione, spirale.  E gjitha kjo është dizajn i vetë rama-skulpture-300x180kryeministrit. “Nëse arti nuk mund t’a bëjë politikën më të arsyeshme, politika, me papërgjegjshmërinë e saj, nganjëherë mund të bëjë artin edhe më të mirë”, thotë Rama”, kështu e nis profilin the Guardian duke e shoqëruar me foto të pikturave e skulpturave të Ramës. “Është i pari kryetar qeverie në detyrë që siguron një ekspozitë në një prej galerive më të njohura në botë: edhe George W Bush, që nisi të pikturojë pasi la presidencën, nuk shkoi më larg se një ekspozitë në librarinë e tij në Dallas”.

Gazeta  përmend aksionin e Ramës për të lyer me ngjyra të ndezura godinat në Tiranë kur ishte kryebashkiak. Rama nisi të vizatonte kur ishte në Ministrinë e Kulturës. “Nuk mund të gjeja një mënyrë për të mbijetuar në këto takime të gjata. Vizatimi më ndihmonte për të dëgjuar. Vetëm më vonë kam lexuar studime që tregojnë se vizatimi përmirëson përqendrimin dhe ul stresin,” thotë Rama. Sipas gazetës, Rama akoma punon në zyrë. “Njeriu më i fuqishëm vizaton në fletë A4,” shkruan gazeta.  “Shqipëria është akoma e varfër. Korrupsioni mbetet endemik, edhe pse Rama ka bërë progres. Por Tirana të paktën është në lëvizje. Të rinjtë pinë birrë në hijen e godinave me ngjyra dhe sheshi i madh i qytetit po kthehet në idil për këmbësorët. Nën udhëheqjen e Ramës. Shqipëria është duke trokitur në derën e BE- shumë vende duan të bashkohen, pavarësisht hijes së Brexit- edhe pse kohët e fundit negociatat janë ngadalësuar”.

“Ne shpresojmë që të fillojnë negociatat për martesë dhe shpresojmë që BE-ja të jetë atje, kur ne të jemi gati për t’u bërë nuse”, shprehet kryeministri. “Mendoj se politika është beteja e jetës së përditshme. Dhe arti është si një lutje”, thotë më tej ai.

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>