Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Rama: Kush është pasuruar nga krimi s’do i gëzojë

Nga Klodiana 1

Gjatë konferencës shkencore ndërkombëtare në Akademinë e Sigurisë, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot se kush është pasuruar nga veprimtari kriminale, nuk do t’i gëzojë ato pasuri.

Rama tha se në shënjestër të operacionit “Forca e Ligjit” do jenë asetet dhe burimet financiare të krimit.

Vijimi i goditjeve ndaj grupeve kriminale vijon të mbetet prioritet i policisë. “Forca e Ligjit” është një ndërmarrje e rëndësishme e cila do synojnë katet më të larta dhe nyjet e thella të krimit të organizuar që për hir të së vërtetës për shumë vite kanë qenë larg fokusit të goditjeve të mirëfillta. Më e rëndësishme është shenjëstrimi i aseteve me origjinë kriminale, duke i zhveshur këto rrjete dhe këta elementë nga mundësia e rikthimit dhe duke bërë të mundur një mesazh shumë të qartë që kush përfiton nga krimi, nuk i gëzon ato që përfiton“, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi gjithashtu se pastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e korruptuar dhe të lidhur me grupet kriminale, do vijojë me vendosmëri falë Vettingut që pritet të nisë në muajin janar të 2018-ës.

Loading...

Komente (1)

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej