Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Rama: 600 mijë shqiptarë të pasiguruar do të marrin ilaçet e rimbursueshme

Nga Skenderi 0

Rama: Nga muaji shkurt nuk do të ketë më receta dore, por vetëm receta elektronike

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se falë reformave të ndërmara qeveria e tij ka arritur të ulë ndjeshëm shpenzimet e qytetarëve për shëndetin.

Nga Durrësi ku ishte i pranishëm në aktivitetin “Mbulimi universal, barna me rimbursim edhe për 600 mijë të pasiguruar”, Rama tha se tani mjeku i familjes është falas dhe tarifat e shërbimit janë simbolike. Ndërsa shtoi se 600 mijë shqiptarë të pasiguruar do të marrin ilaçet e rimbursueshme .

Më tej, kreu i qeverisë shtoi se, duke filluar nga muaji shkurt nuk do të ketë më receta dore, por do të ketë vetëm receta elektronike.

Tashmë, duke filluar nga muaji shkurt çdo recetë do jetë elektronike dhe nuk do ketë receta me dorë dhe çdo mall që shitet do regjistrohet”, tha Rama.

Gjithashtu Rama tha se sistemin e shëndetësisë e kritikojnë ata njerëz që vitet e fundit nuk kanë qenë fare në spital për të marë ndihmë mjeksore.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej