Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Pyetje shkurt për teatrin, në këtë intervalin mes ndeshjeve

Nga Media 0

Nga Edlira Gjoni

1 – Pse Fusha shpk?
3 – Nga ta dimë ne ç’humbasim nëse proçedura do bëhej ligjërisht? Po sikur ndonjë kompani tjetër të ketë ide më bujare e pa kulla?
4 – Pse është ok të shkelet ligji për Koncesionet e PPP-të bashkë me ligjin për vetëqeverisjen vendore?
5 – Njeriu futet në burg për shkelje ligji kur p.sh. nuk paguan dritat; atëherë pse shkelja e ligjeve të mësipërme nuk qenka për burg?
6 – Pse shpërfillen proçedurat, ligjet, njerëzit, mendimet e qytetarëve, e jo vetëm të artistëve? Mos nuk kanë mend njerëzit e nuk dimë gjë?
7- Shteti nuk ka parà ta bëjë teatrin të ri. S’ka gjë. Çfarë nxitimi ka? Dushet e pastrimin t’i rregullojë që tani. Një milionë lekë duhen, jo 30 milionë euro. T’i gjejë!
8 – Pse prapë firma e sheshit Skënderbej?
9 – Pse proçedurë e veçantë negocimi?
10 – Pse Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës dhe Qeveria shkelin ligjet e Kushtetutën në favor të një kompanie private, e të gjithë pa përjashtim, duhet ta qepim gojën?

P.s. Është e lutur opozita të merret me punët e veta e të mos e vrasë edhe këtë kauzë!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej