Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Pse Europa ka nevojë për Berluskonin?

Nga admin 0

Nga Klodian Tomorri

Megjithëse humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve, Berlusconi është shpresa e vetme për ta mbajtur Italinë në shinat e një shteti normal pa rrëshkitur në ekstremizëm.

Salvini është një i papërgjegjshëm i rrezikshëm. Dy tezat e tij kryesore politike janë të nxjerrim anijet e ushtrisë t’i hedhim emigrantët në det dhe euro duhet të marrë fund.

Ata të M5S-se janë ca sharlatanë-karagjozë. Nëse Italia bie në dorën e radikalëve, Europa do të ketë probleme të mëdha. Nëse mandatohet Salvini si kryeministër, me gjasa tregjet do nervozohen, ndërsa euro do humbasë terren.

Gjynah, se Italia dhe Europa janë në rimëkëmbje të plotë ekonomike. Dje, papunësia në Eurozonë zbriti në 8.6 për qind, ndërsa pagat kanë filluar të marrin veten për herë të parë qysh nga viti 2008.

E vetmja shpresë është që Berlusconi t’i mbajë Salvinin dhe Melonin në qendër. Jo më kot deklarata e tij e parë pas takimit me Salvinin ishte që Italia do të ketë një qeveri të qendrës së djathtë. Këto duhet të ishin zgjedhjet e qendrës së djathtë me Tajanin kryeministër dhe Berluskonin regjisor pas kuintave.

Por, italianët, thjeshtë bënë atë që dinë të bëjnë më mirë; karagjozin. Ky nuk ishte moment për italianizma, por verdikti i sovranit nuk diskutohet.

Shpresat janë që Berlusconi të arrijë të diktojë vijën politike të qeverisë së re, nëse ajo do të jetë e qendrës së djathtë. Reformimin e sistemit tatimor, përmes uljes së presionit fiskal dhe zbutjen e epsheve ksenofobe të Salvinit.

Pastaj, një skenar me qeveri Lega-M5S është risk serioz për Europën. Ndaj sot e gjithë Europa i ka sytë nga Berlusconi. Përfshirë Merkelin.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej