Ka than' i moçmi: 

"Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turma e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë".

                                                                                       -Faik Konica

Pra një grek i vrarë në luftë paska më shumë vlerë se një çam që ka luftuar të njëjtin armik?

Nga Media 2

Nga Alket Veliu

Derrkuci Napoleon, personazh i George Orwell në librin i tij brilant “Ferma e kafshëve”, spikati si derrkuci që hungërinte më shumë parrullën “rroftë revolucioni” kur ndjeu dëshirën e kafshëve për të marrë pushtetin. Kur pushteti erdhi dhe Napoleoni u ul në karrigen e kreut, me parimin “karrige e zanun”, kauza e revolucionit vdiq për të dhe filloi të ekzekutojë çdo “revolucionar”.

Në 2013, Napoeloni ynë bërtiti më shumë se të gjithë për Çështjen Çame, duke vrapuar ta përfshijë këtë çështje programin qeverisës. Zjarri i “revolucionit” të Napoleonit tonë zgjati edhe pak më vonë për sa kohë karrigen e ndjente të lëkundur edhe pse nuk pati veprime konkrete por vetëm delir për protagonizëm në Ballkan duke përdorur edhe kauzën e çamëve për këtë qëllim.

Në 2017 kur karrigia e zanun kundërmonte era kanabis, Çeshtja Çame nuk ishte më pjesë e programit qeverisës të Napoelonin. Tashmë karrigia është “solide” për të cilën ndihmuan edhe zagarët të cilët kërkojnë thelat e tyre dhe Napoeloni është i zellshëm për të shpërblyer këdo që i shërben karrikes së zanun.

Shpërblimet e Napoelonit tonë filluan me thikën pas shpinës qe i nguli përfaqësimit çam në parlament duke lënë jashtë parlamentit edhe kryetarin Idrizi te i cili u përbetua në vitin 2013 për të trajtuar Çështjen Çame në reciprocitet me çdo kërkesë të palës greke.

Napoeloni ynë shkoi edhe më tej, duke respektuar parrullën e Napoelonit të Orwell: “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa janë më të barabarta se të tjerat”.

Sot, ne jo vetëm respektojmë pushtuesit e vrarë në tokën tonë por edhe po vidhen lekët tona duke përfshirë edhe të çamëve për të paguar për varret e pushtuesit, ndërkohë që çamet e rënë në luftë kundër nazi-fashistëve nuk meritojnë të respektohen njëlloj për të njëjtin kontribut lufte. Pra një grek i vrarë në luftën kundër fashistëve paska më shumë vlerë se një çam që ka luftuar të njëjtin armik?

Sot unë do të dal të ndez një qiri para Ministrisë së Jashtme jo vetëm për çamët e masakruar nga genocidi Zervist por edhe për çamët e batalionit të 4-rt të regjimentit të 15-të të EAM apo për  çdo çam të vrarë në luftë kundër nazi-fashistëve.

Napoleon, “revolucioni” vazhdon për sa kohë kauza nuk ka vdekur.

“Rroftë revolucioni”!

Komente (2)

  1. Duhet ta kuptoni edhe ju camet qe Napoleoni yne eshte genjeshtar, me ne fund! Mend per here tjeter!

  2. Po pse …tani e ke marre vesh zotrote se jeta e nje cami nuk asnje vlere ???? Po te kishte te pakten vleren 5 cam sa nje grek do behej hataja.E mban mend ne kohen e gjermanise naziste……per vrasjen e nje ushtri nazist,vriteshin 10 vete……ndersa per nje grek te vrare jane pak 100 came……E them kete sepse …edhe pse jane vrare vetem ne nje dite ne Paramithi 872 vete …pa asnje grek te vrare……tregon se jo 100 po as 1000 vete nuk dalin per jeten e nje greku.Miku im …bej hesapet se i ke gabim….te pakten te mesosh arithmetiken e klases fillore dhe e do e kuptosh kete problem,se me ekuacione nuk ja arrin dot.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej