Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

PDIU dhe opozita e bashkuar nënshkruajnë koalicionin (Film)

Nga Media 0

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i  është bashkuar zyrtarisht opozitës së bashkuar. Idrizi ka nënshkruar sot me kryedemokratin Basha duke u bërë pjesë e koalicionit opozitar.

Deklarata për mediat erdhi pas një mbledhjeje disa minutëshe mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Pak ditë më parë Shpëtim Idrizi deklaroi se nga e vetme në opozitë, PDIU do të bashkohet me opozitën zyrtare

“I uroj mirëserdhjen PDIU, PD dhe opozita e bashkuar kanë një mision jetik për shqipartët, të largojmë një orë e më parë aleancën e pushtetit me krimin.PD ka qenë dhe mbetet e angazhuar për shqiptarët e Camërisë. Në dimensionin e garantimit të lëvizjes së lirë për shqiptarët e Camerisë dhe garantimin e pronës”, tha Basha në fjalën e tij.

Idrizi në fjalën e tij theksoi se PDIU ka rënë dakord me Bashën që të angazhohen për t’i dhënë zgjidhje të drejtë, racionale dhe të shpejtë Çështjes Çame.
Fjala e plotë e Idrizit:
Sot patëm një diskutim me Zotin Basha për të vlerësuar prioritetet reciproke të programeve tona. Sot dua të shpreh që PDIU deri më sot ka qenë në opozitë e vetme, ndërsa sot u bashkua me opozitën e bashkuar. Përballë një mazhorance arrogante, një ekonomie pa busull që nuk orinetohet nga prodhimi, përballë një kriminaliteti në rritje, trafiqeve dhe ajo që është më e rënda, braktisjes së vendit nga shqiptarët, ne kemi nevojë të kemi një opozitë të fortë. Një opozitë, e cila mos të jetë vetëm reflektive karshi pushtetit, por ka ardhur koha që kjo opozitë të ketë alternativën e saj që të ndahemi përfundmisht nga ky tranzicion i tejzgjatur, të vendosim shtetin ligjor dhe t’u japim shpresë shqiptarëve. 
Një nga gjërat që kemi ndarë si prioritet të PDIU, është trajtimi i çështjes së shqiptarëve të Çamërisë në përputhje me konventet ndërkombëtare. E kam theksuar gjatë diskutimeve me zotin Basha, jashtë folkorizmit dhe retorikës boshe, sepse kjo ka bërë që Çështja Çame të jetë një çështje e përdoruar deri më sot, që ne të angazhohemi të dy për t’i dhënë zgjidhje të drejtë, racionale dhe të shpejtë Çështja Çame në dimensionin historik, të nderimit të viktimave të një genocidi të tmerrshëm, por edhe eksplorimin e të gjithë rrugëve diplomatike dhe juridike për zgjidhjet pronësore për shqiptarët e Çamërisë. 

Zgjerimi i frontit opozitar me PDIU i shërben objektivit madhor të çdo demokrati: çlirimin e qeverisjes nga krimi!

Posted by Lulzim Basha on Sunday, September 16, 2018

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej