Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Partizani gjen fitoren dhe ruan ritmin e kampionëve

Nga 27-shi 0

Sërish me vuajtje, por sidoqoftë Partizani ka gjetur fitoren e parë pas pesë jashësh rresht që nuk e ka shijuar një gjë të tillë. Skuadra e Starovës ka fituar 1-0 ndeshjen me Teutën, të luajtur në një ambjent të akullt në “Elbasan Arena”, pasi të kuqtë vazhdojnë dënimin, për t’i zhvilluar takimet e shtëpisë pa tifozë. Autori i golit është Kaleb Ekuban edhe ai i kthyer tek goli pas fitores së fundit të Partizanit me Korabin, në “Selman Stërmasi” dhe interesant është fakti, që sa herë ka shënuar futbollisti afrikan, i huazuar nga Kievo, kryeqytetasit gjithmonë kanë fituar.

Në pjesën e parë, Partizani e ka dominuar takimin dhe ka krijuar raste të mira shënimi, por golin e ka gjetur tre minuta pas fillimit të së dytës, kur Starova e bëri skuadrën shumë më sulmuesëe, me futjen në fushë të Bardhit dhe futbollistit izraelit Ben Azubel. Tre pikë shumë të rëndësishme për Partizanin, aq më shumë që në mesjavë do të jetë derbi me Tiranën që mund të vendosë shumë për të ardhmen e edicionit.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>