Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Paloka: Nëse zhvillohen zgjedhje pa opozitën, do të largohem përfundimisht nga jeta politike

Nga Ejona 0

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar nga studio e “Opinion” në “News 24” protestën që u zhvillua dje nga opozita.

Ai shprehet me bindje të plotë se nuk do të ketë zgjedhje lokale pa opozitën me 30 qershor, përndryshe do të largohet përfundimisht nga skena politike.

Gjithashtu Paloka foli edhe për makinën e djegur dje para Kuvendit, teksa e cilësoi si rast provokimi dhe përjashtoi faktin që opozita të ketë gisht në këtë skenar.

 “Nuk ka asnjë  të arrestuar. Kjo polici iu çon gaz lotsjellës qytetarëve në shtëpi, iu çanë koka dhe iu thyen këmbët. Nuk ka zot që ia lanë faturat. Policët nuk janë plagosur . Ata flasin për dhunë, pse? Sepse janë hedhur fishekzjarrë. Nuk ka pasur dhunë.

Gazetarët u dhunuan dhe u gjakosën, por edhe 15 qytetarë.   Nuk ka ta të drejtë ta përdorë gazin në protesta të tilla.  Këto nuk kemi ku t’i verifikojmë, sepse Prokuroria, gjykata dhe policia janë të Ramës dhe të qeverisë. Gazi është hedhur kur Basha po fliste para mediave. Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi. Të jenë të bindur se nesër një më një do të mbajnë  përgjegjësi. Nesër asnjë nuk do të harrohet. Nesër do të japin llogari së bashku me shefin e tyre.

PD ka mbajtur një qëndrim zyrtar dhe është shprehur se djegia e makinës ka qenë një provokim dhe makina ka qenë siç rezultoi me targa false, që rezulton e  një makinë tjetër e regjistruar në Sukth.   Kështu siç po shkon puna, këto pamje do të jenë normale në rrugët e Tiranës. Policia duhet të ruajë rendin dhe sigurinë dhe të kapë grabitësit. Si ikën grabitësit, si u zhdukën?   Ato duhet të kapë policia, po ato nuk i kapë dot sepse i ka në parlament. Siguria shkelet çdo ditë nga qeveria dhe jo nga qytetarët.

Nuk mund të këtë zgjedhje pa opozitën, Rama e di i pari dhe e dinë edhe diplomatët. Nuk ka datë dhe nuk mund të them se kur mund të largojmë Ramën. Në këtë mënyrë siç po shkon, nga revolta qytetare në njërën anë dhe nga krahu tjetër arroganca e qeverisë, mund të shkojmë edhe tek një përplasje që nuk e do askush.

PD është rritur  në sondazhe në pak kohë me 10 pikë. Ne po ecim si opozitë  dhe rruga jonë është pa kthim. Vendimi politik nuk ka më ekstrem. Do të ecim me këtë formë, me revolta dhe me çdo mjet deri sa ta detyrojmë Ramën të realizojë zgjedhje të ndershme. Ne nuk do të lejojmë këtë. Nëse Rama zhvillon dot zgjedhje pa opozitën, unë do të dalë nga politika dhe këtë po e them këtu”, tha Paloka.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej