Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Pakti Detar/ Kotzias reagon ndaj Bakojanis: Marrëveshja e 2009, fantazmë

Nga Klodiana 0

Pas akuzave të ish ministres greke Dora Bakojanis, Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka dhënë detaje lidhur me negociatat e paktit detar me Shqipërinë.

Gjatë interpelancës në parlament, Kotzias duke iu referuar paktit të vitit 2009, ka deklaruar se “një marrëveshje e vërtetë është më mirë se një marrëveshje fantazmë”.

Kotzias ka pranuar se gjenden përballë tri alternativave: “ose të mos bëjmë marrëveshje, ose të pranojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ose të përpiqemi të korrigjojmë çështjet teknike”.

Unë pres që një mirëkuptim dhe bashkëpunim. Sa herë që të doni, unë jam në dispozicionin tuaj për t’ju informuar. Nuk është mirë të nxirren përfundime nga raportet e shtypit. Ministria e Jashtme e Shqipërisë është në një mosmarrëveshje me Presidentin shqiptar”, tha Kotzias.

Gjithashtu Kotzias ka dhënë detaje për grupin negociator të palës greke të përbërë nga 10 persona.

“Grupi ynë negociator përbëhet nga 10 persona. 8 janë zyrtarë të ministrisë së jashtme, një personalitet i të drejtës ndërkombëtare dhe një specialist i hatrografisë”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej