Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

OKB, Nishani: Mbështes të gjitha përpjekjet për paqe dhe siguri

Nga Ejona 0

Presidenti i Republikës Bujar Nishani mbajti sot një fjalim në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara ku theksoi se mbështet të gjitha përpjekjet për ndalimin e konflikteve për të siguruar paqe e siguri në vend.

Nishani: “Vendi im mbetet besnik ndaj parimeve te OKB-së dhe kontribuon në mënyrë maksimale për paqen dhe sigurinë. Vendi im ka ndjeshmërinë e duhur ndaj sfidave për luftërat sot dhe mbështet të gjitha përpjekjet për ndalimin e konflikteve për të siguruar paqe e siguri. Janë fokusi ynë dhe kërkohet bashkëpunim i ngushtë dhe koordinim gjithashtu.

Shqipëria është e angazhuar për të ndaluar krizat dhe kjo është fokusuar në stabilitetin rajonal, dhe zbatimit të marrëveshjeve. Shqipëria është një vend pilot në hartimin e indikatorëve globalë për paqe, drejtësi dhe institucione te forta.

Marrja e statusit të Vendit Kandidat dhe pritshmëria për hapjen së shpejti të negociatave të aderimit në Union, janë njohje të arritjeve të Shqipërisë në realizimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e standardeve të kërkuara.

Në kuadrin e reformave të brendshme, një prej reformave më madhore ka qenë dhe mbetet reforma në drejtësi, e cila jo vetëm që përbën një bazë solide për hapjen e negociatave të aderimit në Bashkimin Evropian, por përmirëson standardet e funksionimit të shtetit ligjor dhe garanton një zhvillim të qëndrueshëm ekonomiko-social.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej