Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Odise Andruço nga Çamëria, heroi i revolucionit që u vra si “tradhëtar”

Nga Arben Llalla 0

Odise Andruço (1790-1825): “Ç’turp për një trim që i kishte bërë vendit të tij shumë shërbime të shkëlqyera, të katandisej, të dilte dhe të përgjigjet si fajtor përpara gjyqtarëve.

4
Odise Andruço, pikturë

Nga Arben Llalla

Odise Andrea Andruço (Verushi) lindi në Livanat të Prevezës rreth vitit 1790. Ai është cilësuar si “Luani i Rumelis”, ishte biri i të mirënjohurit, kryekomitit Andrea ose Andruço Verushi nga Livanati i Lokridhës së Prevezës. Kur Odisea ishte 4 vjeç, babai i tij vdes në burg nga torturat e turqëve në Stamboll. Ali Pashë Tepelena, mik dhe bashkëluftëtarë i të atit, e mori pranë pas vdekjes së Andruços Verushit, Odisenë.

Në oborrin e Ali Pashës, Odisea kishte të tillë pozitë që nuk e mbanin as djemtë e Aliut. Ai i shërbeu me besnikëri dhe krenari Ali Pashë Tepelenës.

Ndihmoi Ali Pashën në të gjitha luftërat e tij ndaj turqëve, suljotëve dhe kardhiqotëve. Por, lidhja e ngushtë e Odosesë me Ali Pashën do ta dëmtonte shumë vite më pas.

5
Odise Andruço, pikturë

Odeseja ishte frymëzuesi i “Këshillit të kapedanëve të Rumelisë”, të cilët kishin për qëllim bashkimin pa dallim feje dhe mbështetej tek Ali Pasha Tepelena në luftën e tij ndaj osmanëve. Këtë politikë Odisea u përpoq ta diktojë edhe pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës gjatë luftës për çlirimin e Greqisë dhe kjo i kushtoi jetën më akuzën “tradhëtar”.

Në vitin 1821 Odise Andruço ishte Komandant i Përgjithshëm i Greqisë Lindore me gradën gjeneral, por nga mesi i vitit 1822, ai dha dorëheqjen me nder si Komandant i Përgjithshëm për arsye se nuk shihej mirë nga kundërshtarët e tij.

1
Odise Andruço, pikturë

Bëma që id ha nam të madh Odise Andruços në vitin 1821 ishte qëndresa e tij në Hanin e Grabies. Odisea kishte një mendje politike dhe ushtarake të zgjuar. Vlerën e tij e njihnin të gjithë kapedanët e Rumelisë dhe e konsideronin udhëheqësin e tyre të natyrshëm. Gura, që u bë vegël e verbër në duart e politikanëve dritshkurtër, e lidhi emrin e vet me vrasjen e heroit, që ndodhi një natë korriku të vitit 1825 në Akropol, në burg ku e kishin mbyllur Odisean, lidhur me zinxhir.

Odise Andruço u torturua për dy muaj rresht nga njerëzit e Jani Gures dhe më 5 qershor 1825, Gura i quajtur Mamuri bashkë me Trendafili, Papakostën dhe Theohari e mbytën Odisenë dhe trupin e tij e hodhën nga kulla që vrasja të ngjante si një tentative arratisjeje.

2
Joani Koletis, pikturë

Odisa Andruço u vra me urdhër të politikanit Joani Koleti, i cili ishte vlleh nga Pindi. (Joani Koleti 1773-1847, është njeri që shpiku termin Idea e Madhe-Greqia e Madhe. Koleti është projektuesi që Greqia duhet të shtrihet deri atje ku shtrihet kultura greke, pra deri në Stamboll, Shqipëria e jugut dhe më gjerë. Joani Koletis, i cili pat’ qenë mjek dhe përkthyes i Ali Pashait, e kishte halë në sy Odisenë vite më pare, sepse ky i fundit gëzonte respektin e Aliut dhe djemve të tij)

Pasi e vranë Odisenë, Joani Koleti me vendim qeveritar e shpalli tradhëtar, por pas shumë vitesh Mbretërisë së Greqisë i duheshin figurat heroike të revolucionit të 1821 për të edukuar brezat që vinin dhe kështu e rehabilituan Odise Androçon, ashtu si shumë figura shqiptare që kishin dhënë kontribut në mëvetësinë e saj, duke e shpallur Hero Kombëtar i Greqisë.

Duhet thënë se nga 100 heronjë që ka Greqia e revolucionit të 1821, 90 prej tyre janë shqiptarë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej