Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Një cheesecake si tek “Friends”

Nga 27-shi 0

Nga Iva Tiço

Eshtë një seri tek “Friends”, ku personazhet çmenden pas një cheesecake-u, që ia vjedhin çdo ditë një fqinji. Ajo ka qenë hera e parë, kur kam dëgjuar për “kekun me djathë” dhe në gjithë këto vite nuk kam parë asgjë, që t’i ngjajë atij të telefilmit. Ndoshta, sepse këtu tek ne, gjithandej gatuhen variantet pa pjekje, ndaj dhe kur në librin e Linda Fishtës “200 receta” pashë një gatim të tillë me pjekje, mendova që ky do ishte keku i famshëm, që marrosi personazhet Rachel dhe Joy.

Gjithsesi, “varianti” im doli shumë ndryshe nga fotografia në librin e Lindës, ndoshta për këtë e ka fajin tava me unaza të lëvizshme, që e ka diametrin pak më të madh, sesa ajo e këshilluar në libër.

Përtej justifikimeve për pamjen dhe misterin e cheesecake-ut të telefilmit, që ndoshta nuk do mund ta zgjidh kurrë, por mbi të gjitha përtej shijes së djathit, që nuk ndihej fare, megjithë kremin e përdorur në të, mund të them se ishte një nga ëmbëlsirat, që të gjithë ma kanë pëlqyer mbi çdo gjë.

Kolegia ime, Mira Kazhani për shembull, kërkoi që në ditëlindjen e ardhshme qirinjtë t’ia vëmë mbi këtë kek dhe deri në prillin tjetër do kem kohë të përgatitem shpirtërisht, për ta bërë edhe një herë. Sepse, teksa e gatuaja e kuptoja që ishte mundim shumë i madh, që të bësh kaq shumë procese, për një ëmbëlsirë të vetme (disa herë madje mendova ta lija përgjysmë, ndoshta dhe thjesht isha e lodhur ose jo në formë).

Ka gjasa që mund t’ju duket i lehtë, por më duhet t’ju paralajmëroj: do ju duhet të lani mjaft enë dhe disa herë grirësin elektrik.

Aaaa dhe diçka tjetër: ka njëfarë kostoje, sepse ka shumë përbërës aspak të lirë. Dhe shuuumë kalori! Ndaj rrallë e për mall ua këshilloj këtë ëmbëlsirë.

Për ta parë si bëhet kliko këtu: http://rozmarina.al/nje-cheesecake-ca-si-shume-i-koklavitur/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej