Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Newsbomb-Ekskluzive/ Gazetari Blendi Fevziu i futet diplomacisë

Nga 27-shi 0

Newsbomb.al mëson se gazetari, gjithashtu një nga pronarët më të pasur të medieve shqiptare, si për të fituar më shumë “pikë”, i është futur diplomacisë.

Kështu, Fevziu është emëruar nga Presidenti Hashim Thaçi konsull i Kosovës në Durrës, mëson ekskluzivisht newsbomb.al.

Diplomacia e Kosovës, ndërkaq, është shumë heremetike në dhënien e informacioneve që ngjallin interesin e kujdo lidhur me faktin se ku do të vendoset kjo seli, numri i personelit, rolit të tyre apo mënyrës se si do funksionojë. Newsbomb.al kontaktoi edhe me ambasadorin e Kosovës në Tiranë, zotin Sylë Ukshini, i cili tha se “di diçka” por i takon ministrisë së Jashtme të japë sqarime të hollësishme.

Është intriguese në fakt kjo lëvizje diplomatike, duke ditur që ambasada në Tiranë, ndodhet vetëm 30 kilometra larg Durrësit.

Mbetet për t’u zbuluar në vazhdim nëse Fevziu e ka marrë shtetësinë kosovare apo se si do komportohet në qytetin bregdetar, aty ku ka edhe një vilë luksoze. Vetë gazetari nuk është “ndjerë” për këtë katapultim të bujshëm të tij nga gazetaria në diplomaci.

http://www.newsbomb.al/ekskluzive-blendi-fevziu-me-post-te-ri-i-futet-diplomacise-levizja-e-bujshme-112733

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej