Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Nëna duhet të rrezikojë jetën, vetëm se dikush në epokën e gurit ka lindur vetë një fëmijë 5 kile?!

Nga Media 1

Shtatzëna hidhet nga kati i 20-të i spitalit dhe humb jetën. Familjarët: Mjekët nuk i bënë operacion çezarian, fëmija me perimetër të madh koke. Mjekët: Ne sugjeruam çezarian, ishin familjarët që nuk na lejuan!”

Nga Neda Karafili

Unë kam përjetuar të njëjtën situatë me lindjen e tim biri. Ai një bebe me perimetër të madh koke dhe që fatmirësisht mjeku që më ndiqte, disa javë para datës së lindjes më kishte parashikuar çezarin si alternativë lindjeje.

Pata javë për ta diskutuar këtë alternativë dhe është e frikshme sesi njerëzit, ndonëse me dy lekë mend në kokë, që dinë se në një hapësirë me diametër më të vogël nuk mund të kalojë një objekt me diametër më të madh, këmbëngulnin (thua do lindnin ata) për lindjen natyrale me argumentat: Po ti gjithë kjo gocë nuk e bën dot vetë?!

Një metodë e frikshme intimidimi të një vajzë të re, 24 vjeç, shtatzënë për herë të parë, brenda trupit të së cilës ndodhte një stuhi emocionale e hormonale, bashkë me të gjithë frikërat e pasiguritë që me të drejtën e Zotit duhet të kishte.

“Unë e kam lindur 5 kile dhe ja ku jam!” “Natyrali është më mirë, se e ndjen dhe e do fëmijën më shumë.”

Është niveli, kapaciteti, perceptimi që kanë shumë njerëz në Shqipëri në raportin me realitetin në radhë të parë dhe më pas (nëse nuk kërkoj shumë) me thelbin e vërtetë të jetës. Që sipas tyre, nëna duhet të lodhet, çahet e prihet, të rrezikojë të humbë dhe jetën, vetëm se pse je gjithë kjo gocë dhe dikush tjetër në epokën e gurit ka lindur vetë një fëmijë 5 kile.

Po pse nuk i lini nënat të bëjnë zgjedhjet e tyre? Lindja është procesi më personal në botë. Procesi më i bukur. Momenti më i rëndësishëm. Pse nuk lejohen nënat ta përjetojnë si të duan? Të zgjedhin si të lindin. Të jenë të mbushura vetëm me lumturi e emocion dhe presion dhe ngarkesë.

Po le të heqim lavatriçet nga shtëpitë, se turp, jemi gjithë këto goca, të lajmë me dorë.
Po le të mos përdorim më as makinat e as transportin publik, se dikur ngarkoheshin si qerre e bëheshin telef në këmbë.

Ama, më falni për shprehjen, këto nënat e reja “dembele” që nuk i lindin dot vetë kalamajt, t’u rikthehen edhe ushkureve, ta zhdukin dhe briskun, e mustaqet t’i lenë për krenari.

Se burri që është burrë, dy gjëra ka: Ka shtatë pash mjekërr e kalamajt i “pjell” vetë.

Komente (1)

  1. Nuk e kane gjithmone problemin burrat. personalisht i thashe gruas ta bente femijen e me operacion por ajo kembenguli ta bente pa operacion…Qetesohuni se nuk ua ka fajin njeri…

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej