Ka than' i moçmi: 

"Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turma e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë".

                                                                                       -Faik Konica

Ne shqiptarët, hajdutët më besnikë në botë!

Nga Media 0

Nga Kreshik Osmani

Vjedh një deputet, të nxjerrin sytë kolegët e tij hajdutë. Vjedh një ministër, të nxjerrin sytë kolegët e tij harbutë. Vjedh një malësor thonë po e sulmojnë lebërit. Vjedhin lebërit dhe po fole thonë po na sulmojnë malokët.

Vjedhin disa mjekë dhe po fole të nxjerrin sytë mjekët e tjerë. Vjedhin mësuesit, po fole të nxjerrin sytë mësuesit e tjerë analfabetë. Vjedhin gazetarët dhe po fole të nxjerrin sytë gazetarët gjobëvënës të tjerë me tyrlilloj metodash gazetareske tinzare.

Vjedh Shqipëria e Mesme dhe po fole të thonë boll na vodhën lebër e malokë. Vjedhin çamët dhe po fole thonë po na sulmojnë grekët dhe anasjelltas. Vjedhin romët dhe thonë po na vjedhin gaxhojt. Vjedhin komunistët, thonë po na sulmojnë këlyshët e të përndjekurve. Vjedhin të përndjekurit dhe thonë po na sulmojnë komunistët. Vjedhin hajdutët ndër hoxhallarë e priftërinj, të nxjerrin sytë besimtarët injorantë e naivë.

Më kujtohet citimi i Arvizuse kur tha:
“Shqipëria më ngjan me një fshat të madh ku të gjithë njerëzit bien të njohur me njëri-tjetrin. Është një shoqëri e korruptuar nga maja e Piramidës së Shtetit deri tek pastruesi më i thjeshtë”.

Në këto realitete të ç’kulturuara me mendësi tribale, fisnore, krahinore e beduine, ligji është vetëm një pecetë për të fshirë prapanicat e hajdutëve të mëdhenj dhe një shpatë e mprehtë për qafat e hallexhinjve. Dëshmoj dhe deklaroj me gojë, me shpirt dhe me zemër se ne jemi hajdutët më besnikë në botë. Nuk e hedhim hajdutin tonë poshtë, edhe sikur t’i vemë flakën Shqipërisë dhe të ardhmes së saj. Ky mjerim i fermentuar prej kaq shumë dekadash dekanton tek themelet e mendësisë së anëtarësisë së Kombit llojin më të ndyrë të llum-kulturës, të llum-politikës dhe të llum-historisë!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej