Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Morën pjesë në protestën e opozitës, Prokuroria kërkon burg për 14 persona

Nga Media 0

Për 19-të të ndaluarit është dhënë masa e arrestit me burg për 14 persona, masa e “Detyrim paraqitje” për 4 persona dhe arrest shtëpie për një person.

Pjesë e personave që morën masën e arrestit me burg është edhe ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha.

Personat për të cilët prokuroria ka dhënë pretencën “arrest me burg”: Florenc Hoxha, Emanuel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Gjini, David Linati, Ilir Hamedini, Fastim Taku, Saimir Rexhepi, Mitat Fieraku, Pëllumb Shena, Veljan Dine, Ndue Tuci, Agim Peposhi, Ferit Dangshi.

Prtenca për arrest shtëpie: Resul Daci (i sëmurë),

Pretenca për detyrim paraqitje: Suzana Dimushi, Hasan Jakupi, Lefter Jakupi, Shpresa Lini,

Ndërkohë mbrojtja kryesisht ka pretenduar se veprimet e kryera nga të arrestuarit jane akte simbolike.

Sipas Prokurorisë, këta persona kanë konsumuar veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Referuar hetimeve të Prokurorisë, disa persona gjatë protestës kanë hedhur kapsolla, shkopinj druri kundrejt Policisë si dhe dëmtuan derën e Kryeministrisë dhe i thyen me shufra hekuri dhe sende të tjera.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej