Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Miratimi i ligjit të plehrave, Basha: Vetëm për arsye kriminale e korruptive

Nga Ejona 0

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar miratimin e ligjit të plehrave provë të qartë se qeveria aktuale ka braktisur interesin publik.

Basha ka theksuar se ligji i miratuar  është bërë vetëm për interesa korruptive dhe kriminale. Qeveria Rama nuk garanton dot as për sigurinë e produkteve ushqimore e jo më të besojmë për kontrollin e plehrave vijon deklaratën krytari i opozitës.

Deklarat e Bashës: “Miratimi i ligjit të plehrave është një tjetër provë e qartë se qeveria Rama e ka braktisur përfundimisht interesin publik dhe i shërben vetëm një pakice që po pasurohet në kurriz të shumicës. Ky ligj i miratuar në kushte kur kishte dhe ka një vullnet të qartë popullor kundra tij është bërë vetëm për një arsye: për interesa korruptive dhe kriminale.

Mbasi e miratoi pabesisht ligjin, tashmë Rama ka filluar një fushatë manipulimi, kërcënimi dhe keqinformimi të publikut për t’i detyruar njerëzit të mbyllin gojën dhe t’i nënshtrohen vullnetit të tij.

Qeveria e tij nuk garanton dot as sigurinë ushqimore të produkteve që hyjnë në vend, por Rama do që ne të besojmë se ai do kontrollojë pleharat që ai do importojë.

Loja me plehrat është lojë e rrezikshme. Kudo në botë gjenden mijëra ton mbetje të rrezikshme dhe të dëmshme që presin të shkarkohen diku. Është fakt se një pjesë e tregtisë ndërkombëtare të plehrave është nën kontrolln e grupeve të dyshimta dhe kriminale. Të gjithë ata kërkojnë të gjejnë vende ku nuk ka rend e siguri, ku politikanët të korruptuar jane të gatshëm të shiten për para.

Shqipëria e Edi Ramës është vendi ideal për këtë gjë. Në Shqipëri sot trafikohen me dhjetra mijëra tonë drogë. Ne Shqipëri policia, administrata publike dhe drejtuesit më të lartë të vendit janë të korruptuar dhe të kapur nga bizneset klienteliste dhe nga krimi. Në këto kushte është e sigurtë: plehrat do të sjellin helm në Shqipëri, helm për fëmijët tanë dhe për gjithë vendin.

Shqipëria pa Edi Ramën do të jetë një Shqipëri pa plehra. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej