Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Meta: Në Shqipëri nuk ka radikalizëm fetar, por politik

Nga Skenderi 0

Kryeparlamentari Ilir Meta në takimin ndërkombëtar të Komitetit të Monitorimit të PACE-s tha  se Shqipëria është shembull për bashkëjetesen fetare.

Meta deklaroi se Tirana është si Jeruzalemi, por fjalën këtu e ka paqja. “Në Shqipëri, myslimani dhe katoliku urojnë dhe festojnë festat e njëri-tjetrit. Shqipëria është vend i harmonisë fetare”, tha ai.

Sipas tij, në Shqipëri nuk ka radikalizëm fetar, por politik. “Disa politikanë flasin për paqen, por veprojnë me urrejtje. Ne nuk kemi radikalizëm fetar, por politik dhe sfida jonë është që të luftojmë së bashku këtë lloj radikalizmi”, vijoi Meta.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>