Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Mediat serbe: Edi Rama kërcënoi se do të na shkelë me këmbë…

Nga Ejona 0

Mediat serbe vazhdojnë të kenë temë kryesore raportet e tensionuara Kosovë-Serbi, me spekulime të ndryshme, që kanë të bëjnë me deklarata të liderëve shtetërorë në Kosovë, madje edhe në Shqipëri.

Gazeta serbe “Kurir” sot, ka kryetitull kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke e akuzuar se po kërcënon serbët.

Edi Rama kërcënon me luftë: Serbë, të gjithëve do t’ju shkelim, në qoftë se vetëm një centimetër do të hyni në Kosovë.”

Artikulli i gazetës serbe i referohet paraqitjes së fundit në kryeministrit shqiptar, bashkë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në një emision televiziv.

“Kurir” shkruan që Thaçi ka kërcënuar se serbët do të jenë të detyruar ta rrënojnë murin në Mitrovicë, kurse Rama haptas ka porositur se do të sulmojë Serbinë, shkruan tabloidi i Beogradit.

Ndërsa Beogradi apelon për paqe dhe përmbajtje, shqiptarët nuk pushojnë duke kërcënuar me luftë.

Rama ka shkuar edhe një hap më tutje duke kërcënuar se Kosova dhe Shqipëria bashkarisht do ta mbrojnë territorin e tyre dhe se do të reagojnë në çdo ndërhyrje të Serbisë në territorin e Kosovës, shkruan gazeta serbe.

/telegrafi.com/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej