Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Mazhoranca me veteranët/ Rama: Opozita po pengon integrimin, Meta: Të përmbushim idealin e të rënëve

Nga Rexhina Biba 0

Gjatë takimit që mazhoranca mbajti me veteranër e Luftës në kuadër të Ditës së Çlirimit të Shqipërisë, kryeministri Rama ka cituar fjalët e kancelares Angela Merkel, se, “Shqipëria ka ndryshuar rrënjësisht përmes reformave, të cilat duhet të vazhdojnë”.

Sipas tij, opozita i ka ngritur Shqipërisë një mur që i pengon asaj çeljen e negociatave, pasi ka bllokuar ligjin e Vetting-ut. Për këtë arsye, ai i ka bërë thirrje votuesve të opozitës që të ushtrojnë presion mbi lidershipin e PD për të zhbllokuar ligjin në fjalë.

Ndër të tjera, kryeministri ka falenderuar aleatin e tij qeverisës, Ilir Meta, pa të cilin, siç tha, “reformat nuk do të kishin qenë të mundura”.

I pranishëm në këtë takim, Meta është fokusuar më tepër tek simbolika e 29 Nëntorit, duke vlerësuar figurën e veteranëve dhe të rënëve.

“Duke vazhduar në këtë rrugë që kemi nisur ne do të plotësojmë idealet e atyre që ëndërruan për Shqipërinë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre”, ka thënë Meta.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>