Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Manjani: Gjykata keqmenaxhoi çështjen “Omnix”. Merren masa disiplonore

Nga Rexhina Biba 0

Lidhur me rastin e kompanisë “Omnix”, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka fajësuar Gjykatën e Durrësit se i ka dhënë në mënyrë të paligjshme pronësinë mbi një sipërfaqe toke prej 45 mijë metra katrorë familjes Selçuni, të cilët janë përfshirë në debatin për ndërtimin e resortit turistik në Gjirin e Lalëzit.

Kreu i Drejtësisë ka akuzuar gjyqtaren e çështjes, se i ka hequr në mënyrë të padokumentuar kompanisë libaneze të drejtën mbi sipërfaqen e tokës.

Manjani tha se Gjykata e Durrësit ka gabuar rëndë procedurialisht, sepse u mjaftua të thërriste në gjyq vetëm Bashkinë dhe Avokaturën e Shtetit.

Ministri i Drejtësisë kërkoi shkarimin e gjyqtares së çështjes në KLD, së dyti i kërkoi Avokates së Shtetit pranë Kryeministrisë të thellojë analizën e saj në institucionin që drejton, gjithashtu shkarkoi nga detyra përfaqësuesin e Avokatisë së Shtetit në Durrës. Dhe së fundmi Manjani i kërkoi Bashkisë së Durrësit që të shkarkojë juristët e saj, të cilët e kanë lënë këtë çështje të hyjë në fuqi

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>